Njëri prej ndihmësve të kandidatit republikan për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka konfirmuar se FBI ka nisur hetimet për kërcënimet që janë bërë ndaj tij.

Miliarderi është kërcënuar pas deklaratave që shkaktuan një debat të thellë në SHBA, kur tha se shumica prej emigrantëve meksikanë janë kriminelë dhe se zyrtarët e korruptuar meksikanë e lejuan Joaquin Guzman (i njohur ndryshe si “El Chapo) të largohej nga burgu i sigurisë së lartë në Meksikë.

“Vazhdo të kruhesh (me ne) dhe do të bëj që t’i hash ato dreq fjalët e tuaja”, - ka shkruar një llogari me emrin @ElChapoGuzman në një llogari në rrjetin social Twitter.

Nga ana tjetër Meksika ka ofruar një shpërblim prej 60 milion pesës (3.8 miliardë dollarë) në shkëmbim të informacioneve për mbretin e drogës me pseudonim “El Chapo”. 

donald trum

Joaquin Guzman, një nga bosët më të mëdhenj meksikan të drogës u arratis mbrëmjen e 11 korrikut të këtij viti nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë. Kjo ishte hera e dytë që Guzman u arratis nga një burg meksikan i sigurisë së lartë. Arratisja e parë ndodhi në vitin 2001.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)