Trump e propozoi për Kryeprokuror, republikanët bllokojnë hetimin e Matt Gaetz nga Kongresi

Trump e propozoi për Kryeprokuror, republikanët bllokojnë hetimin e Matt Gaetz nga Kongresi

Matt Gaetz

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara bllokoi të enjten një përpjekje për të përshpejtuar publikimin e një hetimi etik ndaj ish-ligjvënësit Matt Gaetz, i cili u tërhoq nga gara për t'u bërë prokuror i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Hetimi u përqëndrua në akuzat kundër zotit Gaetz për marrëdhënie seksuale me një vajzë adoleshente dhe përdorimin e drogës. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane me 206 vota kundër dhe 98 pro hodhi poshtë nismën e paraqitur nga një ligjvënës demokrat.

Gaetz, 42 vjeç, dha dorëheqjen nga Kongresi në nëntor disa orë pasi zoti Trump e emëroi atë si kandidat për postin e prokurorit të përgjithshëm. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për shkelje.

Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve u takua më herët të mërkurën dhe nuk mori asnjë vendim për gjetjet e hetimit të tij ndaj zotit Gaetz. Dorëheqja e tij nga Kongresi ngriti pikëpyetje mbi nevojën e publikimit të gjetjeve nga Komisioni i Etikës, duke qenë se ai teknikisht nuk ka më juridiksion mbi të.

Ligjvënësi demokrat Sean Casten, i cili propozoi nismën që kërkon votim nga Dhoma e Përfaqësuesve për publikimin e gjetjeve të Komisionit të Etikës, përmendi të paktën katër shembuj që nga viti 1987 të Komisionit të Etikës, që vazhdoi punën e tij dhe publikoi gjetjet hetimore pasi një ligjvënësi ksihte dhënë dorëheqjen nga Kongresi.

Komisioni, i përbërë nga pesë republikanë dhe pesë demokratë, u bllokua në linja partiake muajin e kaluar në votimin për publikimin e rezultateve të hetimit.

Në atë kohë, republikani kryesor i saj, Përfaqësuesi Michael Guest, u tha gazetarëve se kishte "rezerva" për publikimin e raportit sepse ai nuk ishte ende i plotë. Udhëheqësja e demokratëve në këtë komision, ligjvënësja Susan Wild, tha se nuk kishte unanimitet brenda Komisionit të Etikës mbi hapat e ardhshëm për hetimin./ VOA

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5