Trump fut në kaos Sirinë dhe kurdët, ‘SHBA tërheqin trupat’, pastaj anulon urdhërin

Trump fut në kaos Sirinë dhe kurdët, ‘SHBA tërheqin trupat’, pastaj anulon urdhërin

Konfuzion i plotë në Washington për lajmin për sulmet ndërhyrjen turke në Siri. Brenda njëzet e katër orëve Shtëpia e Bardhë fillimisht njoftoi se "Turqia së shpejti do të fillojë zbatimin e një operacioni të gjatë të planifikuar në Sirinë Veriore", pastaj, gjatë natës, një zyrtar pranë Shtëpisë së Bardhë u shpjegoi gazetarëve se "nuk ka dritë jeshile për Turqinë pasi masakrohen kurdët. Të thuash këtë është e papërgjegjshme".

Por çështja qëndron në faktin se pikërisht dritën jeshile për turqin e pati ndezur vetëm pak orë më përpara presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili gjatë gjithë ditës kishte shpeguar se përse kishte vendosur tërheqjen e ushtarëve amerikan nga ato që ai i kishte quajtur  "luftëra fisnore qesharake të pafund". Dhe duke iu drejtuar europianëve, Trump kishte thënë se "Ata gjithmonë mendojnë se ne jemi idiotë dhe nuk pranojnë në vendet e tyre mijëra luftëtarë të huaj të kapur në radhët e ISIS”.

Njoftimi i Trump mor seriozisht, veçanërisht nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Lideri i Ankarasë kishte folur një ditë më parë me presidentin amerikan në telefon, pas takimit me të në OKB ku diskutuan pikërisht për këtë çështje.

Mëngjesin e djeshëm, vetë Erdogan tha se "tërheqja e trupave amerikane" kishte filluar tashmë. Dhe më vonë, televizioni libanez Al-Mayaden raportoi një bombardim të parë ajror turk që kishte goditur një bazë të Forcave Demokratike Siriane, kryesisht milic kurdë që gjithmonë janë mbështetur nga SHBA.

​​Skenari i ndërhyrjes turke është tronditur që në fillim nga informacione kontradiktore që kanë për burim kaosi vetëm e vetëm Administratën Trump. Në mbrëmjen e të hënës, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se, "nuk do të ketë tërheqje, por 50-100 ushtarë amerikanë do të ridërgohen në baza të tjera". Kontigjenti amerikan në Siri përbëhet nga rreth dy mijë njësi luftarake.

Trump me këtë rast është goditur nga kritika të rënda. Fillimisht demokratët dhe republikanët ranë dakord. Shumë flasin për "tradhëti".

Nancy Pelosi ka ftuar presidentin amerikan që  "ta kthejë mbrapsht këtë vendim të rrezikshëm". Udhëheqësi Konservator i Senatit Mitch McConnell tha se "vetëm Rusia dhe Irani do të përfitojnë". Në mesditën e djeshme Komandanti i Përgjithshëm u përpoq të frenonte polemikën, duke u rikthyer në Tëitter: "Nëse Turqia bën diçka që, me mençurinë time të madhe dhe të pashembullt, unë do ta konsideroj përtej kufijve të pranueshëm, atëherë unë do të shkatërroj ekonominë turke. Unë nuk jam me askënd, d.m.th., as me kurdët, as me Erdoganin”.

Por nuk ka mjaftuar me kaq. Pentagoni ka paralajmëruar se "Ne do të punojmë me aleatët e tjerë të NATO-s dhe partnerët e koalicionit për të riafirmuar se veprimet e pakontrolluara të Turqisë do të kenë pasoja shkatërruese."

Por nuk është e qartë se çfarë synon të bëjë vërtet administrata Trump për të ndaluar presidentin turk, i gatshëm për të mobilizuar 300 mijë ushtarë për të pushtuar një rrip toke 480 kilometra të gjatë dhe 30 metra të thellë.

Sipas Presidentit turk, projekti ushtarak synon transferimin e rreth një milion refugjatëve sirianë dhe rindërtimin e 140 fshatrave të shkatëruar me një kosto prej 27 miliardë dollarë. Një llogari që presidenti turk dëshiron të ndajë me Bashkimin Evropian, si kusht për të vazhduar të presë 2.6 milion refugjatët e tjerë nga zonat e luftës.

Logjika politike sugjeron se Erdogani ka marrë më parë dhe pëlqimin e presidentit rus Vladimir Putinit dhe iranianëve. Nëse ky është rasti i një "stabilizimi" të Sirisë, Bashar al-Asad do garantojë zonat e ndikimit për Moskën dhe Teheranin.

Kurdët nga ata e tyre po përgatiten për "luftë totale" pas "goditjes në shpinë" të Trump. Europianët sapo janë zgjuar nga një përgjumje e gjatë politike. Ata denoncojnë "provokimet" e turqve dhe "thërrasin" për një zgjidhje politike. Po cila do të jetë kjo zgjidhje? Askush nuk e di. Në realitet, vendet e mëdha të BE-së kanë mundësinë të frenojnë ekspansionizmin e Erdoganit. Në muajt e fundit, Ëashingtoni i ka kërkuar Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë të krijojnë "një forcë ndërhyrjeje" në zonën e kontrolluar nga kurdët. Asnjë prej qeverive të këtyre shteteve nuk i është përgjigjur pozitivish këtij propozimi, bile ata kanë refuzuar të strehojnë në vendet e tyre mijëra luftëtarë të huaj të kapur në radhët e ISIS. Erdoganit tani i duhet të mendojë edhe për ta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja