Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali: Kërcënuan SHBA-në dhe aleatët tanë

Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali: Kërcënuan SHBA-në dhe aleatët tanë

Donald Trump

Ushtria amerikane ka shënjestruar grupin militant ISIS në Somali, pas një urdhri të lëshuar nga presidenti Donald Trump.

“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj Planifikuesit të Lartë të Sulmit të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe udhëhoqi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Më tej presidenti nënvizon se Sulmet nuk rrezikuan civilët.

“Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët. Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që do të sulmonin amerikanët është se "NE DO t'ju gjejmë, dhe ne do t'ju vrasim”, shtoi Trump.

Në një deklaratë, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se "vlerësimi ynë fillestar është se shumë operativë u vranë në sulmet ajrore dhe asnjë civil nuk u dëmtua".

Më tej ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të gatshme për të gjetur dhe eliminuar terroristët, teksa theksoi se sulmet u kryen në malet Golis, në Somalinë veriore.

Në 2023 forcat amerikane vranë liderin e ISIS, Bilal al-Sudani, dhe 10 prej operativëve të tij në një shpellë të largët malore në Somalinë veriore pas një operacioni të urdhëruar nga Biden, citon BBC.

Dega somaleze e ISIS-it u formua në vitin 2015 nga një grup dezertorësh nga grupi al-Shabab i lidhur me Al-Kaedën - grupi më i madh xhihadist në Somali.

ISIS në Somali është i njohur për zhvatjen e banorëve vendas dhe kryen kryesisht sulme sporadike në shkallë të vogël, sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Mars, 14:47

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet:



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Sherr masiv në një lavazh, një 20-vjeçar i plagosur me thikë dhe tre të tjerë me sende të forta! Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Vlorë/ Sherr masiv në një lavazh, një 20-vjeçar i plagosur me thikë dhe tre të tjerë me sende të forta! Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori