Presidenti amerikan Donald Trump foli për efektet e menjëhershme të hapjes së ngushticës se Hormuzit. Në një takim me fermerët në Shtëpinë e Bardhë ai tha se Hormuzi mbetet i hapur dhe se vetëm të mërkurën nëpër të kaluan 19 milionë fuçi nafte, teksa çmimet e karburantit janë në rënie dhe tregjet e aksioneve po rriten.
Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara po negociojnë me Iranin nga një pozitë force tashmë me negociatat që kanë nisur.
Sipas memorandumit të firmosur në 17 prill mes dy vendeve Ngushtica do të qëndrojë e hapur me liri lundrimi dhe pa asnjë pagesë për të paktën 60 ditë. Por Irani duket se vijon të ketë pretendimet e tij mbi të dhe po shqyrton plane për një system tarifash për anijet ndërkombëtare.
Wall Street Journal, duke cituar burime iraniane, thotë se plani Iranian parashikon mbledhjen e pagesave për shërbime sigurie, mbrojtjeje dhe mbrojtjeje mjedisore përgjatë një prej korridoreve më të rëndësishme energjetike në botë, ku kalon rreth një e pesta e naftës globale.
Më herët gjatë javës sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio por edhe vetë Trump theksuan se në Hormuz nuk do të lejojnë vjelje tarifash nga Irani,m me çështjen që pritet të jetë në tryezën e bisedimeve që pritet të rikthehen nga e hëna e ardhshme.
Çështja bërthamore e Iranit e përfshirë në memorandumin e 17 qershorit synon që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Japoni se, pas luftës në Iran, do të jetë i nevojshëm një sistem verifikimi "jashtëzakonisht i rreptë" për të garantuar se vendi nuk do të zhvillojë armë bërthamore.
Ndërsa sa i takon pikës tjetër delikate, asaj të luftës në Liban që mbetet e brishtë dhe vijon të shihet si kërcënim për cënimin e mundshëm të marrëveshjes SHBA -Iran, Uashingtoni do të presë në DASH sërish negociata për raundin e 4 radhazi këtë javë.
Kjo u konfirmua në një deklaratë të DASH, teksa burime mediatike në SHBA thanë gjatë javës së Trump synon të ushtrojë presion tek Izraeli për të arritur të paktën një tërheqje të pjesshme të ushtrisë së tij në territorin e jugut të Libanit.
Që nga shpallja e armëpushimit në Rripin e Gazës më 10 tetor 2025, Izraeli e ka shkelur marrëveshjen 3,338 herë që nga 20 qershori, me sulme pothuajse të përditshme, duke vrarë qindra njerëz, sipas të dhënave nga Zyra e Shtypit e Qeverisë së Gazës të raportuara nga Al Jazeera.
Nga 10 tetori 2025 deri më 14 prill 2026, Zyra e Shtypit e Qeverisë së Gazës tha se Izraeli qëlloi civilët 921 herë, bastisi zonat e banimit përtej "vijës së verdhë" 97 herë, bombardoi dhe goditi Gazën 1,109 herë dhe shkatërroi pronën private në 273 raste.

Pavarësisht marrëveshjes kornizë midis SHBA-së dhe Iranit dhe një armëpushimi midis Izraelit e Hezbollahut, agjencia e sigurisë së aviacionit e BE-së po u bën thirrje linjave ajrore të vazhdojnë të shmangin hapësirën ajrore të Lindjes së Mesme.
Sipas mediave të huaja, EASA tha se po e zgjaste njoftimin e saj për zonën e konfliktit për rajonin deri më 1 korrik dhe tha se operatorët e fluturimeve duhet të shmangin fluturimet mbi Iran, Irak dhe Liban.
Duke kërkuar kujdes për udhëtimet drejt të gjitha destinacioneve të tjera, EASA shtoi se shkeljet afatshkurtra të armëpushimit SHBA-Iran mbeten të mundshme, veçanërisht rreth Ngushticës së Hormuzit dhe hapësirës ajrore fqinje.
Pavarësisht lehtësimit të udhëzimeve, FCDO ende bën thirrje për kujdes, duke thënë se "situata mbetet e paparashikueshme dhe sulmet mund të rifillojnë me një njoftim të shkurtër".
Komente








