Donald Trump shprehet optimist teksa në Fox News, thotë se një marrëveshje me Iranin do të firmoset sot në Islamabad të Pakistanit. Më herët ai tha për New York Post se delegacioni amerikan i kryesuar nga Zv/Presidenti JD Vance, pritet të mbërrijë për pak orë në vendin e negociatave. 

Në qendër të negociatave në Islamabad është një kërkesë e panegociueshme nga SHBA-të, që Irani të heqë dorë nga armët bërthamore.

“Hiqni dorë nga armët bërthamore. Është shumë e thjeshtë”, ka këmbëngulur Donald Trump në disa deklarata për New York Post. Irani ka një potencial të madh për të lulëzuar, “mund të jetë vërtet një vend i mrekullueshëm”, është shprehur ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Marrëveshja me Iranin firmoset nesër në Pakistan ose bombardimet do të fillojnë përsëri! Netanyahu: S’ kemi mbaruar punë në Teheran