Mijëra protestues u mblodhën në të gjithë Danimarkën të shtunën në solidaritet me Groenlandën, mes kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të aneksuar ishullin Arktik.

Protestuesit kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë të drejtën e banorëve të Groenlandës për vetëvendosje.

“Po demonstrojmë kundër deklaratave dhe ambicieve amerikane për të aneksuar Groenlandën. Ne kërkojmë respekt për Mbretërinë Daneze dhe për të drejtën e Groenlandës për vetëvendosje. Shpresojmë të tregojmë se ka shumë prej nesh që e mbështesin Groenlandën”, tha në një deklaratë Camilla Siezing , kryetarja e Shoqatës Inuit.

Trump thotë se Groenlanda është jetike për sigurinë e SHBA-së për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe furnizimit të madh me minerale dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë atë.

Gjatë një fjalimi të gjatë 45-minutësh në Shtëpinë e Bardhë të premten, Donald Trump kërcënoi të vendoste tarifa për vendet që nuk “pajtohen” me planet e tij për të aneksuar Groenlandën .

Edhe pse komentet e tij mbi këtë çështje ishin të shkurtra, kjo ishte hera e dytë këtë javë që presidenti përdori kërcënimin e tarifave,, ai më parë kishte thënë se do të vendoste një taksë prej 25% mbi importet në SHBA nga vendet që bëjnë biznes me Iranin, mes një goditjeje brutale nga regjimi i tij që ka lënë mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra të burgosur.

Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime thelbësore sa i përket të ardhmes të Groenlandës dhe për këtë çështje nuk është arritur deri te një marrëveshje. 

Kombet evropiane këtë javë dërguan personel ushtarak në ishull me kërkesë të Danimarkës.