Trump kundër Michelle Obama:
Junk food për fëmijët në shkollat

Trump kundër Michelle Obama:<br />Junk food për fëmijët në shkollat
Teksa të gjithë jemi drejtuar drejt ushqimeve bio dhe të freskëta, Donald Trump nuk mendon aspak në në njëjtën mënyrë.

Kujtojmë se ishte projekti i ish-Zonjës së Parë Michelle Obama  që në shkolla të hahet shëndetshëm por manjati mesa duket është i vendosur t’i jap fund cdo lloj vendimi që ka të bëj me Obamat.

Administrata e tij dëshiron që në drekat e fëmijëve të jenë të mbushura me krip dhe sheqer.

 Lajmi u konfirmua nga sekretarja e agrikulturës Sonny Perdue e cila u shpreh se Trump do t’i bëj sërish të mëdha shkollat, sikurse ishte dhe slogan i manjatit ‘Make America great again’

“Vendimi  ka ardhur pas shumë kohësh pasi ne kemi marrë feedback nga nxënësit dhe shkollat si dhe nga ekspertë sa i përket shërbimeve të ushqimeve” shtoi Perdue.

Junk Food është ushqim që i referohet ushqimit të lirë dhe jo të shëndetshëm që përmban nivele të larta të kalorive, ushqim me pak fibra apo vitamina.Hamburger, ushqimet e shpejta bëjnë pjesë në Junk Food
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv