Rusia do të furnizojë tregjet amerikane dhe ato globale në mënyrë të menjëhershme me 300 mijë tonë naftë. Lajmin e bëri të ditur presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se ka pasur një telefonatë të suksesshme me homologun rus Vladimir Putin.
Sipas detajeve të bëra me dije nga Trump në Truth Social, 500 mijë tonë do të jepen në nëntor dhe më vonë edhe 1 milion ton.
“Sapo përfundova një bisedë jashtëzakonisht të suksesshme me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës u ra dakord që Rusia të furnizojë menjëherë tregun amerikan dhe atë global me mbi 300.000 tonë naftë diesel, 500.000 tonë të tjera gjatë muajit nëntor dhe 1.000.000 tonë menjëherë pas kësaj”, shkruan Trump.
Marrëveshja vjen një muaj pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë nënshkroi një ligj gjithëpërfshirës për sanksione ndaj Rusisë.
I dërguari presidencial rus e ripostoi njoftimin e Departamentit të Thesarit të premten dhe tha se bashkëpunimi Rusi-SHBA për naftën dhe energjinë do t’i sjellë dobi botës.
-
Kaq idiote me qene keto lideret Europiane?A nuk i kuptojne ashiqare fare xhonglimet e Amerikes me Rusine.Tani po e lejon te shese miliona ton nafte ruse. Evropi thote une nuk marr nga Rusia,do vdesim,do hajme bar,por nafte ruse nuk blejme.Shume mire,Gjermania ka shku per lesh,Franca po ashtu,Spanja me probleme strehimi etj etj.kosto e jeteses eshte rritur shume ne te gjithe Europen.Europianet kane deshire te veshtirsojne gjerat.
Përgjigju -
KA HALLIN E ZGJEDHJEVE NE AMERIKE TRUMPI..POR POPULLI JA KA PRERE KOSTUNIN ME KOHE KETIJ KUNGULLI.....
Përgjigju -
Kush eshte armiku ketu Rusija apo Europa?!
Përgjigju










Komente
Komento