Trump për shqiptarët: Janë agresivë, nëse inatosen jemi në Luftën e Tretë Botërore

Gjatë një intervistë për “Fox News”, presidenti i SHBA-ve foli edhe njëherë për qëndrimin e tij ndaj NATO-s. Trump i ka nisur drejt vetes meritat për fuqizimin e NATO-s dhe pavarësisht se kohën e fundit ka kritikuar këtë aleancë, ai është shprehur në frymë pozitive për të. Ndër të tjera në intervistën e tij, Trump ka folur edhe për ballkanasit, konkretisht Shqipërinë dhe Malin e Zi. 

NATO ka qenë e dobët mirëpo tani është e fuqishme përsëri (keq për Rusinë). Mediat vetëm raportojnë se unë isha i pasjellshëm me liderët, nuk përmendin kurrë hollësirat!

Donald Trump, president i SHBA-ve

I pyetur se pse amerikanët duhet të mbrojnë vende si Mali i Zi dhe Shqipëria, siç e kërkon rregullorja e NATO-s,  Trump është shprehur se nuk është dakort.

Pjesë nga Intervista e Trump:

Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?

Presidenti Trump: Unë e kuptoj çfarë po thua. Unë bëra të njëjtën pyetje, e di? Mali i Zi është një vend i vogël, me njerëz shumë të fortë.

Gazetari Tucker Carlson: Nuk jam kundër Malit  të Zi, po Shqipëria?

Presidenti Trump: Jo meqë ra fjala… janë njerëz shumë të fortë, janë njerëz shumë agresivë. Mund të nxehen dhe... Urime jemi në Luftën e Tretë botërore. E kuptoj këtë, por kështu është vendosur. Mor harro, unë erdha këtu pak më shumë se një vit më parë, por mora përsipër bisedën tre katër ditë më parë dhe thashë: “Duhet të paguani, Duhet të paguani”.

Dhe Sekretari i Përgjithshëm tha se për shkak të presidentit Trump vitin e kaluar ne kishin një shtim 44 miliardë dollarë për NATO-n dhe këtë vit do kemi shumë më shumë se kaq dhe shtetet ishin dakort. Ishte e padrejtë, ata s’po paguanin. Jo vetëm që ne po paguanim më shumë, por ata s’po paguanin fare dhe po i mbronim. Ja dhe përgjigjja e pyetjes tënde për Malin e Zi…

Trump kishte deklaruar pas përfundimit të samitit të NATO-s, se udhëheqësit e disa shteteve anëtare janë pajtuar që të arrijnë më shpejt objektivin e shpenzimeve në mbrojtje, që është 2% e bruto-prodhimit vendor. Aleatët e NATO-s, në vitin 2014, janë pajtuar që ta arrijnë këtë objektiv deri në fund të vitit 2024.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 18/07/2018 22:42

    Degjojeni me kujdes sepse e ka fjalen per Malin e Zi dhe jo per Shqiperine!

    Përgjigju
  • Lule: 18/07/2018 19:55

    Qe te jesh gjaknxehte nuk besoj se je agresive

    Përgjigju
  • Ariuvizu: 18/07/2018 18:20

    Ke fol si burr shteti mer plak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë