Marina Amerikane nuk ka aftësitë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit duke shoqëruar anijet tranzit, deklaroi Shefi i Operacioneve Detare, Admirali Daryl Caudle, në një seancë dëgjimore në Senat.

"Ka shumë gjëra që mund të vazhdojmë të bëjmë për të zbatuar bllokadën, por të fillojmë të ofrojmë shërbime shoqërimi përmes një ngushtice të diskutueshme, sipas mendimit tim, ushtarakisht do të tejkalonte aftësinë e Marinës për ta bërë këtë në mënyrë efektive", deklaroi ai në Senat.

Caudle shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për pastrimin e minave në Ngushticë, duke përdorur pajisjet inteligjente ushtarake.

Nga ana tjetër, më herët Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA-të kërkojnë që Ngushtica e Hormuzit të jetë një rrugë-kalim i lirë për anijet tregtare, pa qenë nevoja për të paguar taksa.

“Ne kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit, siç e dini, me bllokadën tonë. Bllokada ka qenë 100 % efektive. Askush nuk ka qenë në gjendje ta kalojë atë; është si një mur çeliku. Ne e duam falas, nuk duam taksa. Është ndërkombëtare, është një rrugë ujore ndërkombëtare”, u tha presidenti amerikan gazetarëve.

Nga ana tjetër, ditën e sotme lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka lëshuar një direktivë që uraniumi i pasuruar nuk do të dërgohet jashtë vendit.

Përmes kësaj deklarate, Khamenei ka forcuar kështu qëndrimin e Teheranit ndaj njërës prej kërkesave kryesore të Shteteve të Bashkuara në bisedimet e paqes (atë të pezullimit të aktivitetit bërthamor të vendit).

Urdhri i Ajatollah Mojtaba Khamenei mund ta frustrojë më tej Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe të ndërlikojë negociatat për t'i dhënë fund luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Trump: Nuk e di nëse do të shkoj në dasmën e djalit tim këtë fundjavë, kam punë me Iranin

1779002453_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se nuk e dinte nëse do të shkonte në dasmën e djalit të tij, Donald Jr. me Bettina Anderson këtë fundjavë, për shkak të angazhimeve me Iranin.

"Ai do të donte shumë që unë të shkoja, por ka një çështje të quajtur Irani për t'u marrë me të”, u tha Donald Trump gazetarëve.

"Ai do të donte shumë që unë të shkoja, por do të jetë vetëm një ceremoni e vogël dhe private, dhe unë do të përpiqem të jem atje. Unë thashë, 'E dini, kjo nuk është një kohë e mirë për mua; kam një çështje të quajtur Irani dhe gjëra të tjera'", tha më tej Trump.

"Është një situatë që nuk mund ta fitoj", pranoi presidenti. "Nëse shkoj, do të më rrahin për vdekje. Nëse nuk shkoj, do të më rrahin për vdekje me lajme të rreme. Por ai ka gjetur dikë që e njeh prej kohësh dhe shpresoj që të kenë një martesë të shkëlqyer." Sipas disa mediave, djali i Trump dhe modelja dhe personazhi i famshëm do të martohen të shtunën në një ishull privat në Bahamas.

Ora 20:36
Mojtaba Khamenei nuk tërhiqet: Uraniumi i pasuruar do të mbetet në Iran

1776954925_mojtabakhamenei.png

Udhëheqësi Suprem iranian Mojtaba Khamenei ka lëshuar një direktivë që uraniumi i pasuruar nuk do të dërgohet jashtë vendit.

Përmes kësaj deklarate, Khamenei ka forcuar kështu qëndrimin e Teheranit ndaj njërës prej kërkesave kryesore të Shteteve të Bashkuara në bisedimet e paqes (atë të pezullimit të aktivitetit bërthamor të vendit).

Lajmin e raportoi Reuters, duke cituar burime iraniane. Urdhri i Ajatollah Mojtaba Khamenei mund ta frustrojë më tej Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe të ndërlikojë negociatat për t'i dhënë fund luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.

Ora 18:59
Trump: SHBA-të duam që Ngushtica e Hormuzit të jetë ‘e lirë’, pa taksa kalimi

1779382792_fyiooo.JPG

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA-të kërkojnë që Ngushtica e Hormuzit të jetë një rrugë-kalim i lirë për anijet tregtare, pa qenë nevoja për të paguar taksa.

Komentet Trump i bëri teksa u pyet nga gazetarët në SHBA, lidhur me situatën në Iran. I pyetur në lidhje me propozimin e Iranit për të vendosur taksa në Ngushticën e Hormuzit, Trump tha fillimisht: “Po e shqyrtojmë.”

“Ne kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit, siç e dini, me bllokadën tonë. Bllokada ka qenë 100 % efektive. Askush nuk ka qenë në gjendje ta kalojë atë; është si një mur çeliku”, u tha presidenti amerikan gazetarëve.

Siç raportuam më parë, marina e Gardës Revolucionare të Iranit tha se 31 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit.

“Ne e duam falas, nuk duam taksa. Është ndërkombëtare, është një rrugë ujore ndërkombëtare”, tha Trump gjatë konferencës së tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar ngushticës.