Trump: Nëse humbas zgjedhjet do largohem në Venezuelë

Trump: Nëse humbas zgjedhjet do largohem në Venezuelë

Donald Trump

Ish-presidenti dhe kandidati republikan presidencial për zgjedhjet amerikane, Donald Trump gjatë një interviste me multi-miliarderin Elon Musk të hënën e 12 gushtit, u shpreh se do të largohet nga Amerika dhe do të shkojë në Venezuelë nëse humbet zgjedhjet e nëntorit.

 “Nëse diçka ndodh me këto zgjedhje, të cilat do të ishin një shfaqje horror, ne do të takohemi herën tjetër në Venezuelë, sepse do të jetë një vend shumë më i sigurt për t’u takuar se vendi ynë”, i tha Trump, Musk.

 Më tej Trump pretendon se Venezuela ka liruar kriminelë të dhunshëm nga burgjet e saj dhe i ka dërguar në Shtetet e Bashkuara për të ulur shkallën e krimit të saj.

“Shkalla e tyre e krimit po bie dhe shkalla jonë e krimit po rritet. Dhe është kaq e thjeshtë. Dhe ju nuk keni parë asgjë akoma, sepse këta njerëz kanë ardhur në vendin tonë dhe ata thjesht po ambientohen”, deklaroi Trump.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Si ka mundësi që Egli vdiq nga një grusht?' Zbulohet përgjimi ambiental mes shokëve të autorit për vrasjen e Progës

'Si ka mundësi që Egli vdiq nga një grusht?' Zbulohet përgjimi ambiental mes shokëve të autorit për vrasjen e Progës