Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump me anë të disa postimeve në rrjetet sociale u shpreh se Joe Biden ka qenë "presidenti më i keq në historinë e Amerikës"
Kritikat e tij për politikat e administratës aktuale erdhën fill pas dy ngjarjeve tragjike në SHBA: sulmi terrorist në New Orleans ku u vranë 15 persona dhe shpërthimit të ‘Tesla’-s para hotelit të tij.
“Joe Biden është presidenti më i keqi në historinë e Amerikës, një katasteri e plotë dhe totale”, shkroi Trump, duke shtuar se veprimet e Bidenit dhe ato të “bandëve” të tij që ndërhyjnë në zgjedhje nuk do të harrohen.
Ai shënjestroi veçanërisht politikat kufitare të Biden, duke pretenduar se ato çuan në rritje të kërcënimeve të sigurisë.
"Vendi ynë është një katastrofë, një masë për të qeshur në të gjithë botën! Kjo është ajo që ndodh kur keni kufije të hapur," shkroi më tej Trump.
Trump, i njohur për favorizimin e tarifave të larta të importit, bëri thirrje gjithashtu për ndryshime të politikës ekonomike, duke sugjeruar një kthim në të ardhurat e bazuara në tarifa.
“Tarifat dhe vetëm tarifat krijuan këtë pasuri të madhe për vendin tonë”, shkroi ai.
Duke paralajmëruar atë që ai e quajti "një erozion i dhunshëm i sigurisë, sigurisë kombëtare dhe demokracisë", Trump premtoi t'i adresonte këto çështje pas marrjes së detyrës më 20 janar.
"Vetëm forca dhe lidershipi i fuqishëm do ta ndalojnë. Shihemi më 20 janar," tha Trump duke iu referuar datës së inaugurimit presidencial.
“Trump kishte të drejtë për çdo gjë”, përfundoi presidenti i zgjedhur.