Paralajmërimi i Donald Trump se SHBA-të do të ndërhyjnë nëse vriten protestues paqësorë ishte "i pamatur dhe i rrezikshëm", tha ministri i jashtëm i Iranit.
Komentet e Abbas Araghchi erdhën pasi presidenti amerikan tha se Uashingtoni "do t'u vijë në ndihmë" demonstruesve që marrin pjesë në protesta kundër ekonomisë së Iranit, duke shkruar në një postim të shkurtër në mediat sociale: “Nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestuesit paqësorë, gjë që është zakon i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndihmojnë.”
Araghchi tregoi se forcat e armatosura të Iranit ishin në gatishmëri dhe "e dinin saktësisht se ku të synonin" në rast të një sulmi.
Presidenti amerikan nuk specifikoi se çfarë veprimi mund të ndërmarrë Uashingtoni. Më parë, Uashingtoni ka kryer sulme ndaj centraleve bërthamore të Iranit , të cilat shkaktuan një sulm hakmarrës ndaj një baze amerikane në Katar.
“Duke pasur parasysh vendosjen e Gardës Kombëtare nga Presidenti Trump brenda kufijve të SHBA-së, ai, më shumë se të gjithë njerëzit, duhet ta dijë se sulmet kriminale ndaj pronës publike nuk mund të tolerohen”, shkroi Araghchi në X.
Ai shtoi se Irani do të "hedhë poshtë me forcë çdo ndërhyrje në punët e tij të brendshme". Ndërkohë, një zëdhënës i policisë iraniane tha se oficerët nuk do të lejonin që ata që ai i quajti “armiq” të shndërronin “trazirat në kaos”.
Të paktën tetë persona raportohet se kanë vdekur gjatë protestave njëjavore. Protestat filluan në Teheran, me shitësit e zemëruar nga një tjetër rënie e ndjeshme e vlerës së monedhës iraniane, rialit, kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.
Komente










