Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar

Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar

Donald Trump

SHBA - Presidenti Trump tha të hënën se DeepSeek - një startup kinez që ka lançuar një model të ri të njohur të inteligjencës artificiale (IA)- është një “alarm” për kompanitë teknologjike amerikane.

“Lëshimi i DeepSeek, IA nga një kompani kineze, duhet të jetë një sinjal për industrinë tonë, që ne duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar,” i tha Trump deputetëve republikanë gjatë retreatit të tyre vjetor të politikave.

Presidenti gjithashtu sugjeroi se ngritja e këtij modeli të ri të IA-së, i cili kontribuoi në humbjen e madhe të aksioneve për sektorin e teknologjisë të hënën, mund të shihet si një zhvillim pozitiv.

“Kjo mund të jetë një zhvillim shumë pozitiv,” shtoi ai gjatë fjalimit të tij në resortin e tij National Doral jashtë Majemit. “Kështu që në vend që të shpenzoni miliarda e miliarda, do të shpenzoni më pak dhe do të arrini, shpresoj, të njëjtin rezultat.”

DeepSeek shpërtheu në skenën e IA-së javën e kaluar pas publikimit të modelit të tij të arsyetimit R1 me burim të hapur, të cilin ai pretendon se performon në nivel me modelet e OpenAI-së. 

Ajo që është më e rëndësishme për këtë model IA është se si është ndërtuar. DeepSeek pretendon se ka shpenzuar vetëm 5.6 milionë dollarë dhe ka përdorur disa mijëra çipa me kapacitet të ulëtbpër të trajnuar modelet e tij të fundit.

Kjo rrezikon të ndryshojë opinion mbi zhvillimin e IA-së, që supozonte se ishte e nevojshme investimi masiv në qendra të të dhënave dhe çipa për të trajnuar modele të reja. Kompanitë amerikane të teknologjisë, si OpenAI, Meta dhe Microsoft, kanë angazhuar miliarda dollarë për ndërtimin e infrastrukturës për IA-në në vitet e fundit.

Ky zbulim dërgoi aksionet e industrisë teknologjike në rënie të hënën, ku prodhuesi i çipave për IA, Nvidia, humbi pothuajse 600 miliardë dollarë në vlerë për një ditë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025