
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ka bërë më shumë se kushdo tjetër për NATO-n dhe se për këtë mund të pyetet edhe Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte.
Trump nënvizoi se SHBA jep shuma të jashtëzakonshme dhe pret që vendi të trajtohet në mënyrë të drejtë nga NATO.
Ndër të tjera, Trump shprehu dyshimin nëse NATO do e ndihmonte SHBA, në rast se do të kishte nevojë për mbrojtje.
"Bëra më shumë për NATO-n sesa çdo person tjetër, i gjallë a i vdekur. Mendoj se në pjesën më të madhe, ata do t'jua thonë këtë. Mendoj se mund ta pyesni Sekretarin e Përgjithshëm për këtë. Edhe ai e tha këtë. Por edhe NATO duhet të na trajtojë në mënyrë të drejtë. Frika e madhe që kam me NATO-n është se ne shpenzojmë shuma të jashtëzakonshme parash me NATO-n dhe e di që do t'i ndihmojmë, por vë në dyshim nëse ata do të vijnë tek ne apo jo.", tha Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.
Lajmi kryesor:
Trump në Shtëpinë e Bardhë, tregon bilancin e një viti: Kam bërë shumë për NATO-n, Bordi i Paqes mund të zëvendësojë OKB! Do gjej zgjidhje për Groenlandën






