Trump vepron me shpejtësi për emërimet me ndikim tek politika e brendshme

Trump vepron me shpejtësi për emërimet me ndikim tek politika e brendshme

Donald Trump, i sapozgjedhur president i SHBA-ve

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, e fillon mandatin në janar të vitit të ardhshëm, megjithatë siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti, ai po përgatit terrenin dhe po bën plane për politikën e brendshme të katër viteve të ardhshme. Fjalimi i fitores në natën e zgjedhjeve 2024.

"Arsyeja që bëmë histori sot është se ne do të rregullojmë gjithçka në vendin tonë”, tha ai.

Përparësia kryesore e zotit Trump është problemi i emigracionit.

“Do të duhet t'i mbyllim kufijtë. Ne duam që njerëzit të vijnë në vendin tonë. Ata mund të kthehen, por duhet ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të ligjshme", është shprehur ai.

Zoti Trump i bëri për vete votuesit me premtimin për dëbime masive të miliona emigrantëve pa dokumente. Ekspertët thonë se kjo do të kushtonte miliarda dollarë dhe do të kërkonte një organizim, gjë për të cilën nuk janë dhënë detaje.

Por Tom Homan, që zoti Trump e caktoi për të mbikëqyrur kufirit tha se do të përqendrohej tek punëdhënësit, jo në komunitete. Përparësia e dytë është ulja e inflacionit.

"Dhe pas rikthimit më të madh politik në historinë amerikane, ne do të realizojmë rimëkëmbjen më të madhe ekonomik në historinë amerikane nën udhëheqjen e Donald Trump-it", thotë Nënpresidenti i zgjedhur, JD Vance.

Zoti Trump ka premtuar politika për vendosjen e tarifave për mallrat e huaja dhe eliminimin e taksave për bakshishet dhe pensionet. Përparësia e tretë është reformimi i qeverisë.

"Amerika na ka dhënë një mandat të pashembullt dhe të fuqishëm", thotë Presidenti i zgjedhur Trump.

Me këtë mandat, ai emëroi pronarin e Teslas dhe Space X, Elon Musk dhe ish-rivalin e tij në garën brenda partisë Vivek Ramaswamy, në krye të një nisme për ta bërë qeverinë më efikase dhe për të reduktuar burokracinë dhe shpenzimet.

Një Senat dhe Dhomë Përfaqësuesish me shumicë republikane do të thotë që gjasat janë për konfirmime të shpejta për të emëruarit për sekretarët e Shtetit, Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, administratorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ambasadorët në Kombet e Bashkuara dhe Izrael dhe të tjerë. Këto janë vetëm disa nga 4000 postet qeveritare që do të plotësojë zoti Trump.

Në afro 70 ditë, presidenti i zgjedhur merr detyrën dhe administrata e tij e dytë do të ketë marrë formë. Një gjë është e qartë që tani: Ajo do të duket shumë ndryshe nga vitet e mandatit të zotit Biden. /VOA/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona