Trupat e Koresë së Veriut në Rusi, Blinken: Putin i dëshpëruar

Trupat e Koresë së Veriut në Rusi, Blinken: Putin i dëshpëruar

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot se vendi i tij pret që trupat ushtarake të Koresë Veriore në Rusi të vendosen në luftën kundër Ukrainës "në ditët në vijim".

Ai tha se 8 mijë trupa veri-koreane janë vendosur aktualisht në rajonin Kursk, pranë kufirit me Ukrainën.

"Nëse këto trupa përfshihen në operacione luftarake ose mbështetëse luftarake ndaj Ukrainës, ato do të bëhen objektiva legjitime ushtarake. Një nga arsyet që Rusia po i drejtohet trupave të Koresë së Veriut është se është e dëshpëruar. Kjo luftë është bërë një “mulli mishi” i krijuar nga presidenti rus Vladimir Putin”, tha Blinken, duke shtuar se Rusia po pëson mbi 1.200 viktima në ditë.

Blinken dënoi gjithashtu lansimin e fundit të raketës balistike ndërkontinentale nga Koreja Veriore dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që të kërkojnë që Pheniani zyrtar të ndalojë provokimet e tij./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Anija me 2100 tonë mbetje, nisin procedurat e ankorimit drejt Portit të Durrësit! Grupi i praktikës shkon drejt mjetit lundrues

Anija me 2100 tonë mbetje, nisin procedurat e ankorimit drejt Portit të Durrësit! Grupi i praktikës shkon drejt mjetit lundrues