Anija me 2100 tonë mbetje në det, nisin procedurat e ankorimit drejt Portit të Durrësit (VIDEO)

Durrës- Nis procedurat e ankorimit të anijes me 2100 tonë mbetje drejt portit të Durrësit.

Pak më parë drejt saj ka shkuar grupi i praktikës tek anija "Moliva" me 102 kontejnerë, për të bërë procedurën e ankorimit të saj, në një prej kalatave të portit.

Kjo lëvizje e fundit i hap dritën jeshile edhe futjes së saj në port. Gazetari i report TV, Artur Korriku, informon se anija ende nuk ka lëvizur nga rada e jashtme.

Më herët (31 Tetor), përgjigja e Autoritetit Portual për Prokurorinë kishte qenë se nuk dispononin kushtet për ankorimin e anijes, monitorimin e saj dhe çështjet e sigurisë për ambientet ku do vendoseshin kontejnerët.

Autoriteti Portual ende nuk e ka përcaktuar vendin se ku do të futet dhe qëndrojë anija “Moliva”, raporton nga Durrësi gazetari i Report TV, Artur Korriku.

Mbetje teknologjike të industrisë së uzinës së shkrirjes së çelikut në Elbasan duhet të mbahen në vende të sigurta sipas urdhrit të Prokurorisë së Rrethit. Anija ndodhet 1,5 milje nga porti, në radën e jashtme.

Pritet të caktohet nëse anija do futet brenda kalatës së portit ku do krijohen kushtet për ruajtje, apo jashtë ambienteve të saj dhe në një magazinim të sigurt dhe mbikëqyrje me kamera.

Kontejnerët u nisën nga ky por më 4 korrik të këtij viti, me destinacion Tajlandën dhe Singaporin, por pas alarmit të dhënë nga “Rrjeti i Bazelit”, e njohur si organizata BAN, u ndaluan dhe kthyen mbrapsht në destinacion me anijet transportuese të kompanisë “Maersk”.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet prej 21 Gushtit dhe ende është nën proces aktiv, teksa më 26 Tetor ka kërkuar kryerjen e analizave të mbetjeve, nëse janë toksike apo të rrezikshme dhe mbajtjen e tyre në ambiente të sigurta, me plumbçe të mbyllura, të ruhen me Polici dhe me monitorim kamerash. Anija mbërriti afër portit më 28 Tetor, në pritje të ankorimit.

Këto mbetje kishin dalë nga ambientet e kompanisë "Kurum" dhe të transportuara nga shoqëria "Sokolaj sh.p.k", ndaj të cilave gjithashtu po kryhen hetime.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Jurgen Klopp ia thotë në sy Toni Kroos: Lojtarët si Sergio Ramos s’i dua në ekip, nuk e di a është djalë i mirë

Jurgen Klopp ia thotë në sy Toni Kroos: Lojtarët si Sergio Ramos s’i dua në ekip, nuk e di a është djalë i mirë