Truproja, helikopterë dhe 300 mln €,
luksi i shfrenuar i ish-gruas së Berlusconit

Truproja, helikopterë dhe 300 mln €,<br />luksi i shfrenuar i ish-gruas së Berlusconit<br>
Një vendim i Gjykatës së Lartë në Itali ka vendosur se Veronica lario, ish-gruaja e Silvio Berlusconi-t, nuk duhet të marrë më nga ish-burri i saj i pasur lëvrimin mujor prej 1.4 milionë eurosh që merrte pas divorcit. Gjykatësit kanë vendosur edhe se Lario duhet t’i kthejë Berlusconit rreth 60 milionë euro. Avokatët e ish-kryeministrit italian dëshmuan se ish-gruaja falë bashkëshortit kishte krijuar që përpara që përpara ndarjes një pasuri prej rreth 300 milionë eurosh, dhe se për rrjedhojë me këto para mund të vazhdojë të jetojë me dinjitet pa nevojën e asgjëje tjetër.

Por në përpjekje për të dëshmuar se këto para nuk i mjaftojnë, Lario radhiti të gjithë jetën e luksit që kishte përpara martesës, dhe që pretendon se vazhdon të bëjë edhe pas martesës. Në këtë mënyrë janë zbuluar lukset dhe privilegjet e një gruaje të martuar me një prej njerëzve më të pasur në Itali.

Në fakt, në vendimin e çështjes Berlusconi-Lario, ka dalë edhe një listë e gjatë komoditetesh që gëzonte ish-gruaja e Berlusconit. “Udhëtime të gjata me kroçiera në Karaibe të paktën 4/5 javë në vit”, - shkruhet – “estetiste, parukiere dhe trajner personal në shtëpi”, “qëndrimi të paktën 5 javë në vit në Villa Certosa në Porto Rotondo”  (vila luksi në Sardenjë). Gjatë martesës, “kanë marrë gjithnjë shërbim shtëpiak të paktën 12 persona pranë Villa Belvedere”, “kostot lidhur me administrimin, personelin dhe sigurinë janë përballuar gjithnjë pjesërisht nga Berlusconi personalisht dhe pjesa tjetër nga kompanitë e tij”.  

Më tej: "Është zhvilluar veprimtari mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi e Villa Belvedere, të parkut, përfshi impiantin hidrik, statutë, vaskat, shatërvanët, pishinën e mbyllur, të palestrës dhe të pajisjeve që ndodhen në të, të mjeteve automatike, edhe të atyre elektrike të përdorura për zhvendosjen brenda pronës”. Veronica “ka ushtruar gjithnjë aktivitete sportive edhe në palestrën në Villa Belvedere, aktivitete të cilat kryheshin nën kujdesin e trajnerit personal dhe të instruktorëve”.

Por nuk mbaron me kaq. Në vendim shkruhet se “gjatë martesës punonjësit e sigurisë të Villa Belvedere të Machieros dhe të zonjës ishin rreth 25, që punonin me turne dhe ishin të pranishëm gjatë të gjithë 365 ditëve të vitit, si ditën ashtu edhe natën”, dhe se “disa herë në javë dhe çdo herë që kishte nevojë, në prag të udhëtimeve zonja merrte përmes sekretares së saj, e cila i kishte kërkuar burrit të saj përmes kontabilistit të saj, shuma parash të thata për shpenzimet e zyrës”. Veronica "zakonisht përdorte avionë dhe helikopterë të kompanisë të të shoqit për lëvizjet e saj ndërkombëtare” dhe në 4 vitet e fundit, ka shkuar në Galapagos, në Polinezi, në Fixhi, në Zelandën e Re, Kamboxhia, Laos dhe tajlandë, në Brazil, Siri, në Paris, në Pragë dhe në Nju Jork e Londër, në mal, në Venecia dhe në Romë”.

“Shpenzimet për të gjitha udhëtimet", saktësohet, "përballoheshin direkt nga i shoqi ose përmes kompanish që kanë lidhje me të”. Avokatët e tij kanë bërë të ditur edhe se Lario “ka blerë gjithnjë veshje të bëra nga stilistë të njohur dhe është kujdesur për trupin e saj, si nga pikëpamja estetike ashtu edhe nga ajo sportive” dhe “i ka rritur vetë 3 fëmijët dhe ka marrë përsipër vetë përkujdesjne e tyre, e ndihmuar vetëm në disa periudha nga mamaja e saj dhe nga një teze”.

Ndoshta gjyqtarët të acaruar nga gjithë ky luks, kanë vendosur t’ia heqin super-lëvrimin prej 1.4 milionë eurosh që merrte çdo muaj. Tani zonja lario duhet të “mbijetojë” duke vënë dorë te llogaria e saj personale në të cilën janë të depozituara “vetëm” 104 milionë euro.

[gallery]24725[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt