'Tufa-Tufa zerdeli'...Tritan Kalo apel shqiptarëve: Ju duam e ju ndihmojmë, por edhe ju duhet të kuptoni mundin tonë

'Tufa-Tufa zerdeli'...Tritan Kalo apel shqiptarëve: Ju duam e ju ndihmojmë, por edhe ju duhet të kuptoni mundin tonë

TIRANË - Mjeku infeksionist Tritan Kalo u bën apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Ai ka publikuar foto në Tiranë se si rrugët që gëlonin nga njerëzit ishin boshatisur, një mënyrë kjho për të dalë fitues në luftën e përbashkët kundër koronavirusit mes mjekëve dhe vetë qytetarëve.

"Shpresoj sot më shumë se sa dje që mesazhi i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të dëgjohet. Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” të rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa sot ato në të njëjtën orë ishin bosh. Bashkatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjendemi gjithmonë pranë kur ju të keni nevojë për ne, por edhe ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjekësor duke u përkujdesur për ju. Resektoni me bindje këshillat tona. Kujdesuni edhe më shumë për veten tuaj. Me mirkuptim dhe me mirëbesim ndaj njëri-tjetrit, ne patjetër do t’ia dalim mbanë! We will win that war with an invisible enemy! God bless Albania and albanians!", shkruan Kalo në rrjetin social Facebook.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardijan: 20/03/2020 10:48

    Tē reduktohet orari i liridaljes! Mjaftojnê edhe 30 minuta! Poshtē çdo pallati kemi furrē buke, ushqimore dhe farmaci!

    Përgjigju
    • Daja: 20/03/2020 19:48

      Dmth lëvizje me katapult sipas teje se pleqt duan 30 min vetem me lidh ushkuret por ti si duket do jesh beqar. Dhe nuk e din rendisin e nevojave familjare

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël