Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ edhe në Britani, flet mjeku: Ekstremi arrin deri në paralizë mendore! Grupmoshat 16-24 vjeç më të rrezikuara

Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri, ndërsa më Britani prej kohësh konsiderohet droga e klasit c. Ekstremi që mund të sjellë përdorimi i kësaj substance arrin deri në paralizë nervore, ndërsa ekspertët japin alarmin për grupmoshat më të rrezikuara.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, mjeku Leidon Shapo përmes një lidhje skype nga Britania tregon se çfarë është kjo substancë e re që po qarkullon lirshëm në vendin tonë dhe pasojat që ajo sjell.

Sipas mjekut, dëmet që sjell tullumbacja me oksid azoti duhet parë në raport me elementë të tjerë si alkooli, duhani, apo lëndët narkotike që mund të përdoren njëkohësisht dhe rregullisht nga një përson.

Efekti gazsjellës ose i së qeshurës për të cilën njihet tullumbacja është e ndryshme në varësi të perosonit dhe probleme që mund ta shoqërojnë.

“Për të kuptuar nëse një tullumbace me thithje apo me fryrje është kaq e rëndësishme sa po bëhet, duhen parë të dhënat dhe duhet parë si ndërvepron kjo me të tjerat. Tullumbacja njihet si gazi gazsjellës ose i të qeshurës, sepse pas përdorimit të një tullumbaceje në varësi të personit, për shembull një person që mund të ketë pirë 10 tullumbace mund të mos i ndodh asgjë, por ka edhe persona që pas 2 tullumbaceve të tilla ndjejnë një gjendje ilariteti, të qeshure, mund t’ju merren mendtë, madje ka raste të rralla dhe të rënda ku mund t’ju bjerë edhe të fikët apo të kalojnë në paralizë nervore. Janë pikërisht këto raste të rënda që kanë detyruar studiuesit dhe parlamentin në Britani të marrë një vendim të tillë, i cili është: ‘Kushdo që e prodhon dhe shet mund të dënohet me 14 vjet, kush e përdor hapur dhe kapet mund të dënohet deri në 2 vjet burgim dhe me dëme të tjera financiare”, u shpreh doktori.

Sipas mjekut, grupmoshat 16-24 vjeç janë përdoruesit më të shumtë të kësaj substance, ndërsa shprehet se ka pasur edhe raste të rënda që pasojat kanë qenë të konsiderueshme.

“Për grupet e të rinjve nga 16-24 vjeç, kjo është droga nr.3 në Britani dhe jo vetëm në Britani pasi të dhënat evropiane vërtetojnë të njëjtën gjë. Madje edhe në Shqipëri po të mblidhen dhe analizohen të dhënat do të këtë konkluzione të ngjashme, pasi kjo grupmoshë përdor edhe droga të tjera dhe nga studimet që janë bërë në lidhje me alkoolin ekspertët vënë re që përdorimi i alkoolit rritet me moshën dhe po t’i shtosh tullumbacen alkoolit dhe po t’ju shtosh edhe përdorimin e kanabisit sjell pasoja të rënda. Ka pasur raste që kanë arritur deri në dëmtime të forta nervore, apo në gjendje të fikti dhe për  personat astmatikë dëmi është goxha i konsiderueshëm. Nëse merret direkt nga bombula është i rrezikshëm dhe sjell pasoja. Nuk është vetëm dëmi te mushkëritë, dëmet nuk janë të thjeshta dhe të menjëhershme.”

E konsideruar e njëjtë me injeksionet që u bëhen në gojë fëmijëve për mbushjen e dhëmballëve, mjeku sqaroi se pasojat, efektet dhe kohëzgjatja e të dyjave është e ndryshme. Ai tha se problemi i vetëm serioz është përdorimi i tollumbaces.

“Besoj shumë që ato lloj trajtimesh që përdoren në mjekësi dhe stomatologji janë të kontrolluara dhe janë për një periudhë të shkurtër kohore. Prindërit duhet të shqetësohen kur shohin baret e mbushura plot teksa prijnë këto tullumbacet, ndërsa në stomatologji ato janë të kontrolluara”.

M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi