Tumoret në rritje, por
kurat tejet të vjetëruara

Tumoret në rritje, por <br />kurat tejet të vjetëruara
Milano - Shifrat nuk lënë vend për dyshime për pabarazitë: numri i atyre që preken nga tumori është në rritje në mbarë botën, por ndërsa në vendet e pasura vdekshmëria ka qenë vazhdimisht në rënie, në vendet e varfra kjo shifër njeh vetëm rritje. Një shembull i mrekullueshëm? Ata që i mbijetojnë një periudhe psevjeçare kancerit të gjirit: në Itali janë rreth 90 për qind e rasteve, në zonat urbane të Kinës dhe Singaporit llogaritet rreth 80 për qind, ndërsa në Gambia është vetëm 12 përqind.

Faktorët e rrezikut - "Incidenca e kancerit është në rritje, veçanërisht në vendet e varfra, për shkak të rritjes së popullsisë - shpjegon Paolo Vineis, një profesor i epidemiologjisë së mjedisit në Imperial College, Londër, i cili foli pak kohë më parë në Forumin Botëror Onkologjik, i organizuar në Lugano nga Shkolla Evropiane e Onkologjisë. - Dhe në vendet në zhvillim, numri i rasteve me kancer rritet edhe për shkak të ndryshimit të stilit të jetesës, ushqim jo i mirë, dietë, obezitet(që po përhapet gjithnjë e më shumë në Indi, për shembull), pak aktivitet fizik, pasiviteti si dhe pirja e duhanit janë të gjithë faktorë që nxisin tumoret në zona ku ata nuk ishin shumë pak të pranishëm".

 "Një tjetër dëshmi e qartë e pabarazive ndërmjet vendeve, janë edhe kanceret që shkaktohen nga infeksionet: në vendet që janë më të pasura tashmë janë përhapur vaksinat që të mbrojnë kundër papillomavirus, përgjegjës për kancerin e qafës së mitrës, si profilaksi kundër hepatitit B dhe C që renditen në mesin e shkaktarëve të kancerit të mëlçisë. Gjithashtu ëhstë e mundur të evitohet në një pjesë të madhe edhe disa forma të kancerit të stomakut, duke luftuar infeksionin e Helicobacter pylori, me terapi të sigurta me bazë antibiotikësh. Në vendet e varfra, mundësia që një infeksion të shkaktojë kancer është tre herë më e larta se ajo e vendeve të përparuara, dhe më shumë se 25 përqind e kancereve në Afrikë ka si shkak kryesor një virus.

Kujdesi shëndetësor - Por një tjetër problem i madh në vendet e varfra, është qasja në trajtimin dhe parandalim. "Jo vetëm që terapitë më efektive janë të pakta, sepse burimet e disponueshme ekonomike janë të pakta dhe vetëm një përqindje të vogël e PBB-së së këryre vendeve shkon për shëndetin - vazhdon Vineis - por as nuk ekzistojnë programe të zbulimit të parakohshëm. Aparaturat për hetimin janë shumë të pakta dhe qeveritë nuk investojnë në parandalimin. E gjithë kjo është komplikuar më tej nga fakti se shumica e popullsisë jeton në fshatra, siç është rasti i Afrikës, ku është e vështirë të arrihet te to". Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kombet e Bashkuara nisi projektin "25X25", me pesë objektiva specifike për të reduktuar vdekshmërinë nga 25 për qind deri në vitin 2025, fondacioni Umberto Veronesi, që prej disa vitesh është angazhuar të bëjë pjesën e tij, duke udhëhequr një program për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit territoreve "të vështira", të tilla si Egjipti, Izraeli, Palestina, Afganistani.

PROJEKTET - Në vitin 2004, Fondacioni ka kontribuuar në orgnizimin e një fushate të skanimit për kancerin e gjirit, i cili nisi në Kairo falë një aksioni sensibilizues nga ana e vullnetarëve dhe punonjësve socialë, ku gratë në lagjet e varfëra të qytetit patën mundësinë të vizitohen dhe trajtohen nga specialistë të trajnuar në Itali. Pastaj, në Izrael, Spitali "Sacra Famiglia di Nazareth" u pajis me një mamografi dhe ekografi me ultratinguj, dhe menjëherë pas tij edhe spitali në Jeruzalemin Lindor mundi të ketë mamografinë e tij të parë. Ndërsa pak muaj më parë, maternitetit më në fund, iu dhurua një materniteti në herat, afganistan, një ekografi me ultratinguj, pjesë e një klinikë, për parandalimin, me mbështetjen e Fondacionit Veronesi.

"Në vitet e fundit, disa mjekë të huaj u pritën në Itali në mënyrë që ata mund të mësojnë të përdorin mjetet dhe kishin mundësi të marrin pjesë në kurse trajnimi dhe përditësimi, dhe pastaj të përdorin aftësitë në vendet e tyre të origjinës - shpjegoojnë nga Fondacioni -. Qëllimi ipër të përhapur parandalimin edhe në zonat e pafavorizuara është një nga objektivart e Shkencë për Paqe, një projekt i lindur me iniciativën e Umberto Veronesi për përhapjen e një kulture paqeje dhe reduktimin e shpenzimeve ushtarake në favor të më shumë investimeve në kërkimin shkencor, zhvillimin, shkencë dhe mjekësi.

(Shkrimi u publikua në suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 dhjetor 2012)
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…