Lajmet rreth ndarjes së Tunës me Cozman kanë qarkulluar në mediat rozës prej disa ditësh, ndërsa asnjëri prej të dyve ende nuk e ka konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmin.

Të dy nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram, ndërsa thashethemet rreth tyre janë nisur nga burime të afërta me çiftin. Sidoqoftë një postim i Tunës në Facebook na bën të dyshojmë nëse i adresohet ish-it të saj, apo është thjesht rastësore.

'Ska sen që m'ndan prej teje babe' - ka shkruar Tuna pasi ka shpërndarë këngën e saj 'Babe'.

Mbetet për t'u parë çfarë do të ndodhë kur Tuna të kthehet nga pushimet në Turqi. Dyshja e këngëtarëve kanë qenë bashkë për 3 vjet dhe kanë edhe dy bashkëpunime.
tuna
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)