Tuna nuk merr frymë prej “zogut”!

Tuna nuk merr frymë prej “zogut”!
Një verë pa frymë ose me një frymë, e gjitha falë këngës së saj që theu çdo rekord edhe këtë vit.

Po flasim për “Zogun ma t’mirë prej krejtve”, e cila këtë verë nuk ka asnjë ditë pushim. 

Tuna është jashtëzakonisht e angazhuar me ekipin e saj në turneun “Fenix Tour” dhe mund të themi se mund të jetë nga të paktat këngëtare që nuk ka lënë lokal pa qenë e ftuar e pa kënduar. 

tuna

Këngëtarja nuk është e lirë për asnjë ditë të vetme edhe gjatë muajit gusht dhe çdo ditë ajo do të ketë nga një koncert nëpër  qytete të ndryshme të Kosovës.

Tuna po vazhdon të shijojë suksesin e saj nga superhiti “Fenix”, i cili ka arritur të klikohet më shumë se gjashtë milionë herë në YouTube, e duke parë edhe ritmin e koncerteve dhe ftesave mund të themi se këngëtarja seksi është ndër më të paguarat e kësaj vere.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”


Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës