Tuna pikat mbi " I ": "Kam zogun më të mirë"
“Zogu ma i mir prej krejtve Zemër kushton shum. Dalloj shum prej tjerave. Un i boj krejt veq se muna. Para se me mu cu mu bo, msoje niher kush o kush o Tuna. Dalloj shum prej
“Zogu ma i mir prej krejtve Zemër kushton shum. Dalloj shum prej tjerave. Un i boj krejt veq se muna. Para se me mu cu mu bo, msoje niher kush o kush o Tuna. Dalloj shum prej tjerave. Un i boj krejt veq se muna. Muna a”. Ky është teksti me të cilin këngëtarja Tuna Sejdiu këtë verë ka vendosur pikat mbi “I”. E komentuar shumë verën që kaloi për xhestet e saj të prekjes së “zogut”, sivjet këngëtarja ka vendosur ta kthejë në një hit të vërtetë “zogun e saj”.
Kënga e shumëpritur me Cozman ka dalë të mërkurën në Youtube dhe direkt ka pasur një impakt të madh tek fansat e saj, të cilët kishin kohë që mezi po e prisnin daljen e klipit të ri të Tunës. Këngëtarja, ka realizuar një klip me cilësi mjaft të lartë dhe aktualisht kënga në Youtube ka arritur në 500 mijë shikime. Për stilin e veshjeve të Tunës është kujdesur Niko Komani, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë duke e nxjerrë këngëtaren fatale dhe shumë provokuese.
Pritet që kjo këngë të thyej rekordin e klikimeve të vitit të kaluar ku kënga “I asaj” ishte ndër këngët shqiptare më të para, duke e kthyer Tunën në mbretëreshën e Youtube. Por kjo këngë duket se do të thyej një record të ri, për vetë fjalët provokuese që përmban e që në fakt janë bërë nga Getoar Selimi.
Tuna ka vendosur kështu ta vazhdojë hitin e “Zogut” ku falë gjesteve të saj provokuese kënga arriti kulmin e dëgjueshmërisë si dhe i rriti ofertat këngëtares në koncerte të ndryshme. “Rebelizmi” i Tunës në muzikën e saj duket se po pritet çdo ditë e më mirë nga publiku, duke e shëndërruar atë në këngëtaren e momentit.
E vërteta është se ajo ka ditur të qëllojë sidomos këto dy vitet e fundit me këngë që nuk asgjë më pak se realizimet e këngëtarëve të huaj që adhurohen në të gjithë botën. Tashmë një klip dhe një tekst mund të kthehen në një lajm të vërtetë edhe për faqet e shtypit rozë kur këngëtarët dinë të krijojnë histori.
Tuna pranon lidhjen me Cozman“Fenix” nuk përbën lajm vetëm si një këngë provokuese, por edhe për faktin se Tuna është përfolur të jetë në një lidhje dashurie me Cozman, anëtarin e Babastars. Këto dyshime i ka hequr vetë këngëtarja e cila në instagram ka postuar vazhdimisht foto me Cozman duke e quajtur atë shpirti binjak.
Megjithatë kjo gjë nuk është konfirmuar zyrtarish nga këngëtarja, duke shtuar kështu misterin nëse është apo jo e dashuruar. Ama kudo Tuna shfaqet e lumtur dhe madje në një formë të shkëlqyer trupore.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
52/4
Sondazhi i ditës:
Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?
-
Po
70.3%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 2169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zeusi zbriti n’Ballkan!
22 Gusht, 19:09
-
Greqi/ Tërmeti godet Rodosin, me magnitudë 4.2 rihter
22 Gusht, 19:00
-
PRECEDENTËT/ Eskortat e huaja po kërkojnë ‘parajsën’ në Shqipëri, 5 raste vetëm për 2024! Nga Azia, Europa dhe Amerika, për të rrezikuar edhe jetën
22 Gusht, 18:28
-
I bleu ‘oksid hekuri’ ‘KURUM-it’, por brenda ‘fshiheshin mbetjet toksike’, dëshmia e pronares së firmës ‘Sokolaj’: Bëmë analizat në Kroaci! Kompania në Rijeka në pronësi të saj
22 Gusht, 18:25
-
Lufta kundër korrupsionit, Basha: Mbështetje ndaj SPAK! Krijimi i njësisë për pasuritë e vjedhura
22 Gusht, 18:19
-
Ngec marrëveshja, lideri i Hamas kërkon garanci për jetën! Izraeli s’lëshon ‘rrugën e Filadelfit’
22 Gusht, 17:51
-
Kush është i riu që vrau 71-vjeçarin në Memaliaj, ishte në kërkim për trafik kokaine
22 Gusht, 17:36
-
Fluks kërkesash për kredi për shtëpi, Bankat forcojnë kushtet! Çmimet larta të pronave ‘trembin’ bankat
22 Gusht, 17:31
-
Sulmi terrorist i planifikuar në koncertin e Taylor Swift në Vjenë, këngëtarja: U frikësova nga kërcënimet
22 Gusht, 17:21
-
Në Afrikë gjendet një nga diamantet më të mëdhenj në botë! 2 492 karatësh
22 Gusht, 17:01
-
Hyn në fuqi ligji për rivitalizimin e industrisë ushtarake, i hapet rrugë modernizimit
22 Gusht, 16:51
-
Kartelet narcos përsëri me ‘risi’, trafik droge me shalqinj të rremë! Kapet kamioni me 2 tonë metamfetaminë dhe vlerë 5 mln USD
22 Gusht, 16:47