JERUZALEM- Një sistem tunelesh nëntokësore i bërë nga duart e njeriut në Jeruzalem, gjatë rebelimit të çifutëve për t’i shpëtuar Perandorisë Romake, është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO-s.

Të përshkruara si “një qytet brenda qytetit”, shpellat janë përdorur për më tepër se 2 mijë vjet, nga periudha e hekurit në peridhën e kryqëzatave dhe tregojnë një larmishmëri teknikash ndërtimi.

Menaxhuesi i këtyre shpellave u shpreh se ndihej shumë krenar për vlerësimin nga UNESCO për shkak se të gjithë kishin punuar shumë për ta mbrojtuar nga shkatërrimi.
Ai beson se kjo do të ndihmojë që parku i shpellës të njihet dhe nga vende të tjera jashtë Izraelit duke shpresuar se do të ketë më shumë vizitorë dhe turistë se më parë.

Të përdorura fillimisht si një minierë, tunelet nëntokësore të gërmuara u përdorën më vonë si vende agrikulturore, për prodhimin e vajit, si kafaze pëllumbash, stalla, si cisterna nëntokësore, banjo, varre komplekse dhe vende për bisedime, ka shpjeguar më tej menaxheri kujdestar i shpellës.

Sistemi i gjërë i tuneleve është i vendosur në pjesën e poshtme të qytetit të vjetër të Beit Guvrin dhe Maresha-s duke u lidhur në shumë rrjete nëntoksore që të nxjerrin në drejtime të ndryshme. Ndërtimi i tyre tregon dhe mënyrën sesi kanë jetuar dhe luftuar çifutët gjatë periudhës së revoltës kundër Romakëve.
Arkeologët e përshkruajnë shpellën me tunelet e saj të shumtë si një fole gjigande milingonash, shumë të thellë dhe me labirinte të shumta, çka e bëjnë atë një atraksion më vete për studiuesit dhe aventurierët eksplorues.  

Redaksia Online
(Suada.B/Shqiptarja.com)