TIRANE- Lidhjet e efektivëve të ushtrisë Shqiptare me grupet kriminale në Vlorë dhe zona të ndryshme në jug të vendit, e tregon dhe rasti i zbuluar në 19 shkurt të këtij viti, ku në pyllin e Sodës, shumë pranë bazës ushtarake të vëzhgimit të trafikut detar,është zbuluar një tunel, dhe brenda tij u konstatua një traktor i fuqishëm, një gomone disa metra, kompresor ajri, gjenerator dhe sende të tjera.
Policia e Vlorës dhe prokuroria prej shkurtit 2014 kanë nisur hetimet dhe të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje janë disa efektivë të ushtrisë, që shërbejnë në Zvërnec. Pika e Zvërnecit, është pika ku kryhet monitorimi i të gjithë pjesës jugore të detit, pasi raportohen informacione mbi trafikun detar nga pjesa më e madhe e pikave të monitorimit që ndodhen në jug të vendit. Sipas burimeve të prokurorisë së Vlorës, të dyshuar janë dhe disa persona, por ende nuk janë siguruar provat që do të sillte nxjerjen e urdhër-arresteve, për prangosjen e tyre. Grupi kishte arritur të ndërtonte një bazë nëntokësore si ajo e Porto Palermos, ku strehonte mjetin lundrues, të cilin e nxirte në lundrim vetëm kur trafikohej drogë.
200 metra nga deti
Distanca e tunelit me detin ishte vetëm 200 metra. Toka ku është gjendur tuneli është e rrethuar nga uji, për shkak të moçalishtes. Sipas burimeve të policisë së Vlorës, traktori dhe gomonia mund të jenë sjellë gjatë verës pa u vënë re nga askush, ku prania e ujit, ka qënë e cekët në këtë zonë. Tuneli ishte ndërtuar me përpikmëri dhe ishte mbuluar me gjethe pishe për të humbur çdo dyshim, për kalimtarët e rastit. Sipas burimeve të policisë, materialet që kanë shërbyer për ndërtimin e këtij objekti janë prej kontinjeri dhe se janë mointuar dhe salduar nga ktrafikantët, pikërisht në mes të pyllit.
Sa herë që grupi kriminal kërkonte të trafikonte drogë, përdorte traktorin dhe gomonen, të cilën e strehonte shumë pranë bregut të detit. Gomonia prej 9 metrash, ishte e përbërë me dy motora të fuqishëm, që sipas policisë e kthenin atë në një mjet lundrues super të shpejtë. Pas zbulimit të gomones, shumë forca policie kanë kryer kontrolle në zonë, por në fakt nuk është arritur të mësohet se kujt i përket tuneli dhe sendet e gjetura brenda tij. Që prej një muaj e gjysëm prokuroria ka nisur hetimet, ku ka marrë në pyetje dhe dhjetëra persona, por pa arritur të mësojë prej tyre emrat e personave që kishin ndërtuar, këtë bazë të nëndheshme.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com