/ATSH-AFP/ - Qendrat e votimit u hapën sot për zgjedhjet e para presidenciale të lira në historinë e Tunizisë, rreth katër vjet pas revolucionit që nisi Pranverën Arabe, theksuan gazetarët.
Rreth 5,3 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë. 27 kandidatë janë në listë për këto zgjedhje historike, ku favorit janë Beji Caid Essebsi, 87 vjeç, partia e të cilit Nidaa Tunes fitoi zgjedhjet legjiuslative në fund të muajit tetor dhe presidenti në ikje, Moncef Marzuki.
Pesë pretendentë të regjistruar kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga gara. Forca e dytë politike në vend, partia islamike Ennahda, në pushtet në fund të vitit 2011 deri në fillim të vitit 2014, ka vendosur të mos mbështesë asnjë kandidat në këto zgjedhje.
/Shqiptarja.com