Tur çiklizmi në gjithë Shqipëri, ja rrugët që do të kufizohet qarkullimi në disa qytete

Tur çiklizmi në gjithë Shqipëri, ja rrugët që do të kufizohet qarkullimi në disa qytete

TIRANË- Në kuadër të “Turit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë”, që do zhvillohet nga data 31 maj 2022 deri në datën 4 qershor 2022, Policia ka marrë masa për kufizimin e qarkullimit në disa qytete: Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier, në zbatim të itinerarit, që do të jetë si më poshtë:  

Më datë 31.05.2022, në rrugën nacionale Tiranë - Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë;

Më  datë 01.06.2022 , Korçë - Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës;

Më datë 02.06.2022, Elbasan - Belsh - Vlorë, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Elbasanit;

Më datë 03.06.2022, Vlorë - Levan - Gjirokastër, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Vlorës;

Më  datë 04.06.2022, Gjirokastër - Vlorë - Fier, nisja në orën 10:00, nga qyteti i Gjirokastrës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë lëvizjet në itineraret dhe oraret e përcaktuara për këtë aktivitet. Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autoveturave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së çiklistëve gjatë këtij aktiviteti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 31/05/2022 01:22

    KESAJ I THONE STAMBOLLI DIGJET ,,,K*RVA KRIHET,,,,,NE KETE SITUATE KUR NAFTA KA VAJTUR 2400 LEKE/LITRI,,KETA BEJNE GARA ME BICIKLETA.....////DUKET SIKUR I THONE NJEREZVE LINI MAKINAT DHE MERRNI BICIKLETAT PER TE SHKUAR NGA TIRANA NE SHKODER,,APO SARANDE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë

Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde; Armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen menjëherë