Në qytetin bregdetar ata u stacionuan në ambientet e shkollës ‘Ali Demi” nxënësit e së cilës kishin iniciuar një aktivitet në kuadër të javës së tokës, qëllimi i të cilit ishte sensibilizimi i qytetarëve për mbajtjen e një mjedisi të pastër.
Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës qytetarë të shumë dhe drejtues të instancave vendore, ndërsa zv/ambasadori amerikan në vendin tonë Henry Jardinë u ndal edhe një herë të rëndësia që ka një mjedis i pastër.
“Një mjedis i pastër u shërben më shumë qytetarëve dhe nisma jone “Jeto gjelbër” ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u angazhuar më shumë për mbajtjen pastër të mjedisit. Më vjen mirë që nisma jonë gjeti mbështetje në të gjitha qytetet që në vizituam dhe dua të theksoj së kujdesi ndaj tokës nuk duhet të jetë vetëm në një ditë por koherent”, tha zv/ambasadori Henry Jardine.
Më pas turi çiklistik i inicuar nga ambasada amerikane në Tiranë do të ndalet në Orikum për të vijuar më pas në Llogara duke u shtrirë ditët në vijim në të gjithë jugun e vendit.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)