Turi i llogaridhënies, Manastirliu: Rehabilitojmë Qendrat Shëndetësore të Vorës dhe Gërdecit
Në ndalesën e radhës në turin e llogaridhënies publike, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative Bërxull.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me banorët e Njësisë Administrative Bërxull
Bërxull, Vorë - Qendra Shëndetësore e Gërdecit dhe ajo e Vorës do të rehabilitohen këtë vit me investimin e buxhetit të shtetit, në kuadër të programit kombëtar të Qeverisë për rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.
Në ndalesën e radhës në turin e llogaridhënies publike, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative Bërxull. Banorët ngritën problemet e ujit të pijshëm, rrugëve dytësore, qendrave shëndetësore të zonës dhe legalizimin e banesave.
Ministrja Manastirliu deklaroi se vetëm në Qarkun e Tiranës këtë vit do të rikonstruktohen 14 qendra shëndetësore, mes të cilave për këtë zonë do të investohet në qendrën shëndetësore të Vorës dhe ambulancën e Gërdecit.
Si asnjëherë më parë investojmë për fuqizimin e kujdesit Parësor. Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat. Vetëm për vitin 2018 do të rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore nga veriu në jug të vendit.
Ministrja e Shëndetësisë ftoi banorët t’I drejtohen platformës së bashkëqeverisjes Shqiperiaqeduam.al për çdo shqetësim për të cilin nuk kanë gjetur zgjidhje në dyert e Bashkisë Vorë apo për të cilin I kanë sorollatur punonjësit apo drejtorët në zyrat e shtetit.
Qendrat shëndetësore që rehabilitohen këtë vit në qarkun e Tiranës në kuadër të projektit kombëtar të rikonstruksionit të 80 qendrave shëndetësore:
- Qendra Shëndetësore nr 10 (pranë Oxhakut)
- Qendra shëndetësore 10 (pika)
- Qendra Shëndetësore nr 4
- Qendra Shëndetësore “Qyteti Nxënësve”
- Qendra Shëndetësore nr 9 (pika 9)
- Qendra Shëndetësore Baldushk
- Qendra shëndetësore Kashar 1
- Ambulanca Lagjia e Re, Ndroq
- Ambulanca Gërdec
- Qendra shëndetësore Babrru
- Qendra shëndetësore Bathore Lagjia 1
- Qendra shëndetësore Pezë e Madhe
- Qendra shëndetësore Gosë
- Qendra shëndetësore Kryemëdhenj
Veç këtyre qendrave të parashikuara në programin e rikonstruksionit të 80 Qendrave Shëndetësore në 2018, do të rikonstruktohet edhe qendra shëndetësore e Vorës dhe Saukut, në bashkëpunim me projektin “Shëndet për të Gjithë” si dhe Dispanceria e Tiranës, me financim nga buxheti I shtetit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.1%
-
Jo
45.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pista e re e atletikës, Manastirliu: Investim strategjik për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Universitetin e Sporteve
15 Shkurt, 15:49
-
Rreth 100 studentë nga Shqipëria marrin pjesë në një 'Audiencë të Përgjithshme' të Papa Françeskut në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani e Manastirliu
5 Shkurt, 15:25
-
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025
4 Shkurt, 20:15
-
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Opozita 'shejtan' po uajnë rolin e hudhrës
3 Shkurt, 13:27
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08