Turistë të shumtë vijnë nga Korfuzi në Sarandë! Operatorët turistikë: Presim një sezon të bukur dhe të kënaqshëm

Moti me vranësira i qershorit nuk i ka ulur pritshmëritë për sezonin turistik në Sarandë. Mund të mungojnë pushuesit vendas, por jo të huajt që mbërrijnë në qytetin bregdetar përmes Korfuzit.

Fillimi i kësaj vere e ka gjetur qytetin e Sarandës me një fluks të shtuar turistik.

Shumica e turistëve që kanë zgjedhur qytetin bregdetar janë të huaj, të cilët vijnë nëpërmjet Portit të Sarandës nga Korfuzi.

“Fluksi i turistëve paraqitet në mënyrë madhështore. Janë turistë që vijnë nga Italia, Polonia, Çekia dhe kosovare ka shumë. Ne u sugjerojmë klientëve të bëjnë rezervim dy ditë më parë sepse është vështirë për të gjetur vend në tragete. Skam një numër fiks por dallohet se kjo vere ka më shumë njerëz që vijnë në Sarandë”, tha Marina Mano, operatore e udhëtarëve të anijeve.

Rritja e fluksit turistik vjen si rezultat i investimit në marketingun online të kryer kryesisht nga bizneset turistike.

“Marketingu online është i rëndësishëm dhe investimi që bëhet në marketing është i rëndësishëm. Saranda është plot me turistë dhe ne presim një sezon të bukur dhe pronarët janë të kënaqur”, u shpreh Vanesa Koka, agjente marketingu.

Çmimet këtë vit janë rritur nga 10 deri në 20 për qind kryesisht në hotelet e restorantet e vendosura buzë detit.

“Ka një ngritje çmimesh në këtë pjesë të ngritjes disa hoteleve sipas zonave 10 për qind deri në 20% dhe kërkesa oferte e bëjnë me vetëdije. Gjykoj se është në paramentrat e kohës”, tha Arben Çipa, operator turistik.

Kreu i operatorëve turistik për jugun shton se problematika kryesore, sidomos për muaj korrik dhe gusht do të jetë trafiku i automjeteve, pasi rrugët ende nuk plotësojnë standardet për fluksin gjithnjë në rritje të turistëve.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aeroporti: 18/06/2023 01:58

    Kot nuk thojnë aeroporti eshte gje e modhe!

    Përgjigju
  • Rekllam: 17/06/2023 19:26

    Rekllamoje ma bukr se dobt je

    Përgjigju
  • Arben: 17/06/2023 16:54

    Lere mos e pyet se cfare turizmi do kemi dy jave , koha eshte sketerre por edhe njerezit jane ber copa nga krizat keshtu qe mbahemi kot me gariet se si gjithe vitet e tjere do te jete dhe ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani