Zjarr, shkatërrim dhe dhunë ndaj policëve dhe gazetarëve. Kjo panoramë nga protestat e opozitës në tre muajt e fundit dhe sidomos në mbrëmjen e së shtunës, dy net më parë ka frikësuar turistët e huaj që të vijnë në Shqipëri?
Altin Prenga i Mrizit të Zanave ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një mesazh të një gazetareje gjermane, e cila pyet me shqetësim nëse mund të vijë në Shqipëri aktualisht, nisur nga situata politike që është krijuar nga opozita. “A mendoni se është e rrezikshme të udhëtoj tani në Shqipëri?” pyet gazetarja gjermane.
E ndërsa nuk zbulon identitetin e gazetares gjermane, Altin Prenga i Mrizit të Zanave shkruan se “Këtij populli ishte shumë kollaj me shku me i marrë hangarin e të korrave, tash kan fillu me i shkatërru edhe arat e mbjella!”. Përpos gjithë të tjerave është ekonomia shqiptare ajo që po e pëson më shumë nga protestat e dhunshme, pasi jemi në prag të sezonit dhe turistët janë të frikësuar duke nguruar që të vijnë për pushime në vendin tonë.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5cd92f7db9411prenga.jpg)
Mesazhi i publikuar nga Altin Prenga dhe statusi i tij per situaten e krijuar ne vend.
Nuk kanë munguar edhe dëshmi të tjera në komentet më poshtë, ku turistë nga ?Italia apo vende të tjera ngurrojnë dhe pyesin për situatën politikë në Shqipëri. Me të drejtë Altin Prenga indinjohet kur thotë se "këtij populli po i shkatërrojnë edhe arat e mbjella". Qetësia, puna dhe normaliteti është një gjendja të cilën Shqipëria e ka fituar me sakrificë. Ardhja e turistëve në vitet e fundit ishte dëshmi e kthimit të vendit drejt punës dhe qetësisë. Eshtë varfëria që i tremb turistët që sjellin të ardhura në vend apo dhuna? Kjo është pyetja për çdo shqiptar të ndershëm dhe të mirë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor 2024, 16:59
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së: ''Berisha shfaqet super energjik''
24 Dhjetor 2024, 13:37
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor 2024, 11:36
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor 2024, 09:44
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor 2024, 21:55
-
Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës
23 Dhjetor 2024, 17:35
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor 2024, 17:11
-
11 Maji/ Berisha bën gati alibinë: Rama s’bën zgjedhje, por fasadë
22 Dhjetor 2024, 15:24
-
Mosbindja civile / Po Gjin Gjoni pse do të bllokojë nesër trafikun në Tiranë? Një vilë e fshehur që sfidon SPAK-un
22 Dhjetor 2024, 11:57
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor 2024, 18:24
-
Protesta e 26 nëntorit/ Gjykata cakton 'arrest shtëpie' për protestuesin e opozitës, ishte me precedentë
29 Nëntor 2024, 10:15
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor 2024, 18:48
Po,sh.dakord,po pse nuk del e mblidhesh para Shqupit te PD-se Guerrilase,bashke me ata qe e mendojne nje"soj 90% e popullit
PërgjigjuPo qpun kan turistat Gjerman atje Ku je ti mor tutkun , Po uli I qik qmimet se nuk je ne Paris
PërgjigjuE ka zene frika kete se mos shkon per lesh biznesi me cmimet e Monte Carlos qe ka, eshte zhytyr me kredi deri ne fyt dhe i ben reklame gjoja nuk po i vijne turistet te hane te lokali se ja kane fajin protestat, nje arrogant i papare shfrytezon banoret me gjoja fshat i perbashket Bio.
PërgjigjuEshte me se e vertete komenti qe ka bere gazetarja gjermane. Europianet e shikojne si lufte kte qe po ndodh ne shqiperi dhe kjo ndodh ngaqe nuk kane shume informacion ose tjeter perceptim per realitetin shqiptar. Une punoj ne turizem dhe nga bashkebisedimet me koleget kemi llogaritur mbi 200 grupe te anulluara dhe kto jane vetem grupe te ish konfirmuara pa llogaritur individet.
PërgjigjuSado te perpiqen lulet e berishes turizmi shqipetar nuk ka per tu frenuar duan apo s.duan keta antishqiptare
Përgjigjucjane keto makinacione???? dmth ne nuk shkojme ne france per shkak te jelekeve te verdhe?? askush ne bote nuk te ndalon te shkosh te biznesi jot...
PërgjigjuQë nga mezishpallja e pavarësisë kemi patur mutër antishqiptarë neper pushtete, vegla të padronëve të tyre, fundërrina!
PërgjigjuAkoma nuk po e kupton z. Kryeminister perse behen keto? Per te larguar investitoret e huaj per ta paralizuar jeten e vendit sipas udhezimeve qe ju ka dhene Karpushini.
Përgjigju