Turisti australian Cameron Twiss zhduket gjatë shëtitjes në Shqipëri! Humbi gjurmët në Valbonë rreth 6 javë më parë, i vëllai niset për ta kërkuar (FOTOT)
Cameron Twiss, turisti australian i humbur në Valbonë dhe një anëtar shqiptar i kërkim-shpëtimit
Një turist australian rezulton se është zhdukur teksa po ecte në Shqipërinë e veriut. Pasaporta dhe sendet e tij janë gjetura në bujtinën ku kishte qëndruar, teksa ka qenë duke vizituar zonën e Valbonës (Tropojë).
Cameron Twiss, 28 vjeç, nga Adelaide, u pa për herë të fundit pesë javë e gjysmë më parë, kur u nis për një shëtitje nga fshati Valbonë, në veri të vendit tonë, raporton britanikja “Daily Mail”.
Autoritetet shqiptare në Kukës kanë nisur përpjekjet e kërkimit dhe vëllai i tij ka udhëtuar në Shqipëri, për t'i ndihmuar ata, por asnjë gjurmë e Twiss nuk është gjetur deri më tani.
Hetimet e deritanishme tregojnë se turisti 28-vjeçar ishte nisur në një shteg të njohur ecjeje që lidh Valbonën, me fshatin e afërt Theth, më 13 tetor, territor ky i njohur për vështirësinë dhe rrezikshmërinë e tij nëse nuk ke një guidë të mirë shoqëruese.
Udhëtimi 10-orësh ndjek një rrugë 17 km që përfshin një kalim malor, përmes një zone të largët të Alpeve Shqiptare ku nuk ka rrugë.
Rekomandohet të kesh një udhërrëfyes lokal, por sipas autoriteteve që u referohet edhe gazeta britanike, Twiss ishte larguar vetëm.
Shërbimi i Kërkimit të Shpëtimit Malor të Kosovës dhe Shërbimi i Kërkimit të Shpëtimit Malor të Shqipërisë kanë kryer një kërkim në këmbë dhe me dron.
Përditësimi i fundit i disponueshëm publikisht ishte më 2 nëntor, i cili tha se kërkimi ishte pezulluar në pritje të informacioneve të mëtejshme.
“Anëtarët tanë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kontrolluan sot shtegun që të çon nga Valbona në Theth dhe zonat e dyshuara, ku turistët hasin më shumë vështirësi”, tha shërbimi. "Por kërkimi i sotëm nuk rezultoi në asnjë shenjë të personit", shtoi më tej, teksa “Daily” e raportoi lajmin më 19 Nëntor.
Kushdo që ishte në zonë me informacion u kërkua të kontaktonte autoritetet.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.8%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
7.1%
Vota total: 633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banorët e Tropojës dhe Hasit bllokojnë pikën kufitare të Qafë Prushit, protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet
31 Mars, 12:10
-
Renditja/ Vora humbje 'të ëmbël', katër skuadra zyrtarisht në play-off e Kategorisë së Parë! Erzeni dhe Valbona rrëzohen në të Dytën
30 Mars, 16:00
-
Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Ilir Demalia në Report Tv: Sali Berisha dha urdhër, SPAK ta nisë punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë vrarë njerëz
26 Mars, 19:24
-
Kategoria e Parë/ Pogradeci i bën 'gjëmën' Flamurtarit, Vora fiton me 'poker' dhe shkëputet në renditje! Klubi vlonjat shkarkon trajnerin italian, pritet vetëm zyrtarizimi
26 Mars, 15:55
-
Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë
24 Mars, 18:55
-
Personazh/ Besimtarja rrëfen për Report Tv si mbahej Ramazani në diktaturë: Sigurimsat na jepnin karamele për të prishur agjërimin
16 Mars, 15:43
-
Vora i falet një goli, Flamurtari 'poker' në udhëtim! Besa fiton në Pogradec, rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
15 Mars, 16:14
-
Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Bajram Curri, arrestohet i riu
13 Mars, 10:16
-
Tropojë/ Goditi me mjet prerës një 45- vjeçar, vetëdorëzohet në polici autori
12 Mars, 09:33
-
Alpinistët shqiptarë eksplorojnë ‘Parkun Kombëtar të Alpeve’! PAMJET mbresëlënëse të Thethit mbuluar me dëborë (VIDEO)
12 Mars, 08:33
-
Kukësi prezanton trajnerin e ri, rikthen njeriun e titullit kampion
6 Mars, 15:40
-
Shmangie e fatkeqësive natyrore, 1.3 mln euro do të shpenzohen për rehabilitimin e 5 digave në vend
4 Mars, 19:29