ATHINË, 21 gusht /ATSH-AFP/ - Gjiganti i Internetit "Google" do të ofrojë kurse menaxhimi për 3 000 ndërmarrje turistike në ishullin e Kretës në kuadër të një iniciative për promovimin e sektorit turistik në Greqi, bëri të ditur sot Unioni i ndërmarrjeve të turizmit (Sete).
"Duke parë vazhdimin e rritjes së turizmit këto dy vitet e fundit, "Google" u shpreh i interesuar për promovimin e shërbimeve turistike duke ndihmuar kryesisht ndërmarrjet e vogla, që janë zemra e sektorit", theksoi Andreas Andreadis, presidenti i Sete-s.
"Fillimi zyrtar i iniciativës 'Grow Greek Tourism on line' nga 'Google', në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit dhe Sete do të nisë në Kretë më 2 dhe 3 shtator dhe rreth 3 000 ndërmarrje do të marrin pjesë", sipas Andreadis.
Bëhet fjalë për seminare që parashikojnë të sigurojnë për ndërmarrjet turistike, hotelet, tavernat kapacitete dixhitale adekuate për riforcimin e imazhit në internet dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tyre gjatë gjithë vitit", sipas një komunikate të Sete-s.
Objektivi është veçanërisht zgjatja e periudhës turistike, që aktualisht mbulon kryesisht muajt nga qershori deri në shtator, në sajë të instrumenteve të zhvilluara nga "Google" për përmirësimin e dukshmërisë në internet.
Goditur nga kriza e borxhit që prej pesë viteve, Greqia mbështetet mbi turizmin, motor i ekonomisë së saj, për rimëkëmbjen ekonomike./
/ec/
/Shqiptarja.com