Këtë vit , Shqipëria ka përjetuar sezonin e saj më të mirë turistik, me shifra rekord vizitorësh të huaj. Sipas të dhënave të INSTAT për 8-mujorin e 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar arriti gati 7.2 milionë persona (7.190.410).
Numri i shtetasve të huaj pësoi një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në kulmin e sezonit turistik, që është muaji gusht, në vend kanë hyrë rreth 2 milionë shtetas të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë. Ndërkohë vendin e vizituan mbi 1.7 milionë vizitorë të huaj gjatë muajit korrik, ndërsa në qershor mbërritën mbi 1 milionë shtetas të huaj.
Sipas INSTAT, në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.951.489 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 40.106 dhe 12.335 shtetas.
Në Gusht 2023, krahasuar me Gusht 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:
– për qëllime personale me 18,2%;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,5%;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 34%.
Të dhëna të tjera të Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, me rreth një të tretën. Këtë vit, për herë të parë italianët kaluan të dytët me rreth 10%, të ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor 2024, 07:51
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor 2024, 13:33
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor 2024, 18:28
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor 2024, 17:25
Vje tjetri per funeral, keto e shenojne si turist or teeeejjjjj
PërgjigjuMos harroni te fusni edhe ne lista edhe ata te 10 viteve te fundit. Keto duhet te jene te dhena patronazhistash ose ripjedhsash ose xhepistas te kuq si Ramushi
PërgjigjuOre jemi shume dakort me turistat, por te marrim shembull se keto turista harxhuar afersisht 500 Eur/person, pra i bie qe jane ne qarkullim 350 mln Eur!!! Une nuk kam pare gje, po ju?
Përgjigju