Turizmi, Arvizu: Nevojiten
guida anglisht për monumentet

Turizmi, Arvizu: Nevojiten <br />guida anglisht për monumentet
TIRANE - Ambasadori i SHBA-së, në Shqipëri, Aleksandër Arvizu i pranishëm në takimin me temë "Gjuha angleze dhe rëndësia që ka mbi turizmin në Shqipëri", organizuar nga ESU, Unioni Anglishtfolës, dega Shqipëri, pasi ka treguar disa nga përvojat e tij duke udhëtuar së paku për dy vjet në pikat turistike dhe arkeologjike të vendit tonë, ka pohuar se Shqipëria është një vend "me hapësira të mëdha turistike".

Ambasadori i SHBA-së, deklaroi dje se mësimi i gjuhës angleze është prioritet për zhvillimin e turizmit vendas. Arvizu tha se turizmi i Shqipërisë varet nga mësimi sa më i gjerë i anglishtes, gjuhë të cilën e cilësoi si një mundësi që bashkon gjithë botë. "Qeveria duhet të vazhdojë të mbështesë mësimin e gjuhës angleze, sidomos për ata që punojnë në industrinë e turizmit", tha Arvizu, pasi përmendi disa prej investimeve të qeverisë në këtë sektor. Unioni Anglishtfolës në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së, zhvilluan dje takimin me studentët, mbi rëndësinë e gjuhën angleze në turizëm, me qëllim ndërgjegjësimin e publiku mbi përdorimin e anglishtes. "Zgjodhëm turizmin, jo vetëm për t'ju motivuar që të studioni më shumë, por edhe për t'ju dhënë disa praktika pse anglishtja është e rëndësishme për biznesin dhe sektorin e ekonomik në vend", tha Aleksandër Arvizu.

Me këtë rast ambasadori Arvizu tërhoqi vërejtjen për disa probleme që dalin me organizmin e turizmit në vendin tonë që lidhen pikërisht me gjuhën angleze. "Keni nevojë për guida ne muze që të jenë anglisht, nevojë për shenja në anglisht që të shpjegojnë monumentet arkeologjike, nevojë për shërbyes në lokale që shpjegojnë në anglisht menynë", tha Arvizu. Sipas, ambasadorit, "anglishtja është një biletë për gjithë vendet që mund të vizitoni, ku tabelat dhe gjithçka tjetër shpjegohet në anglisht për turistët". 1 bilionë e gjysmë njerëz flasin anglisht në të gjithë globin, 400 milionë e konsideron atë si gjuhë të parë, kujtoi Arvizu për audiencën. I pranishëm në takim, drejtori i Unionit Anglishtfolës, Zenel Hoxha, tha se "ky takim është një mësim i mirë për industrinë e turizmit".

Unioni Anglishtfolës në Shqipëri është hapur në vitin 2009 me qëllim mësimin dhe përmirësimin e gjuhës angleze në të gjitha shtresat e shoqërisë e cila në mënyrë direkt dhe indirekt krijon mundësi të shumta komunikimi. Sot rreth, 1 bilionë e gjysmë njerëz flasin anglisht në të gjithë globin dhe rreth 400 milionë e konsiderojnë atë si gjuhë të parë.

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (print), data 1 shkurt 2013

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime