Qyteti Antik i Apolonisë është ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Mesdheut dhe ndër të preferuarit e turistëve të huaj. Shifrat tregojnë se Apolonia vizitohet çdo ditë nga 330 persona. Një shifër kjo që vjen në rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Sezoni turistik tashme eshte zgjatur ne kohe dhe eshte shtrire pertej sezonit turistik veror. Nderkohe vetem pergjate Prillit, parku eshte vizituar nga me shume se 10 mije vizitore”, tha drejtoresha e Parkut te Apolonise dhe Bylisit, Ornela Dyrmishi.
Sipas Dyrmishit paralelisht me shtimin masiv te turizmit eshte punuar edhe edhe per mirembajtjen e parkut dhe sigurimin e kushteve per vizitoret. Ndersa një risi është edhe ekspozimi i mozaikeve te vilave romake.
Turistët janë nga vende te ndryshme të botës, por dominojnë europianet te cilet shprehen te befasuar nga ky sit arkeologjik. Vitin e kaluar, Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga mbi 82 mijë turistë, ndërsa këtë vit prishmëritë janë më të larta, duke u bazuar tek rezervimet e agjencive turistike.