Turizmi në dhjetor, italianët tejkaluan shqiptarët e Kosovës në hotele

Turizmi në dhjetor, italianët tejkaluan shqiptarët e Kosovës në hotele

Foto ilustruese

Italianët kanë qenë ata që kanë kryesuar grupin e vizitorëve në muajin dhjetor 2022 në strukturat akomoduese shqiptare.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave treguan se 8.9% e net-qëndrimeve ishin nga ky grup duke lënë pas shqiptarët e Kosovës ku net-qëndrimet e tyre ishin 8.7% e totalit. Turqia renditet e treta 2.5% të net-qëndimeve dhe më pas vijnë Gjermania dhe Anglia.

INSTAT vlerëson se Numri i vizitorëve gjithsej në dhjetor 2022 është rritur me 11,1%, në krahasim me Dhjetor 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e tjerë ku numri i vizitorëve rezident është rritur me 3,2% dhe numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 22,6%.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej ka rënë me 1,0%, në krahasim me Dhjetor 2021. Treguesit e tjerë paraqiten si më poshtë numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 1,1% numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident ka rënë me 3,1%”, thuhet në publikim.

Rënia me 1% e netqëndrimeve në dhjetor 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë reflekton heqjen e plotë të kufizimeve nga pandemia që në vitin 2021 ishin ende në fuqi në shtete të ndryshme duke sjellë edhe një lloj tendence të ndryshme në destinacionet që përzgjidheshin për udhëtime.

Vizitorë

INSTAT vlerëson se gjatë muajit Dhjetor 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 11,1%, krahasuar me Dhjetor 2021.

“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 19,6%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 8,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritjen më të lartë me 4,0%. Në muajin Dhjetor 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (49,8%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (67,0%);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,4%)” thuhet në publikim.

Netë qëndrimet, më i preferuar rajoni Qendër

“Gjatë muajit Dhjetor 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej ka rënë me 1,0%, në krahasim me muajin Dhjetor 2021. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 7,6%.

Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 14,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 2,0%.

Në muajin dhjetor 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (52,1%);  sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (57,4%);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,6%)”, nënvizion INSTAT.

Bie norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,9%, kundrejt 10,4% që ishte në muajin Dhjetor 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8,5%, kundrejt 9,0% që ishte në muajin Dhjetor 2021” thuhet në publikim./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!