TIRANË- Edhe pse viti 2019 shënoi një rritje prej 10% të numrit të turistëve që vizituan vendin tonë, kjo shifer do të mund të ishte edhe më e lartë nëse nuk do të kishte krizë politike.
Kjo gjë bëhet e ditur nga kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve Kliton Gërxhani, i cili tha për Report TV, se tensionet politike goditën ndjeshëm turizmin në vend
“Ka pasur anulime edhe në fillim të vitit nga trazirat politike, në janar, shkurt por edhe më mbrapa. Të mendojmë sa më shpejt për 2020, sepse pothuajse fillon e planifikohet që tani nga operatorët e huaj, që vendosin nëse do ta fusin apo jo në katalogët e tyre” tha kreu i Turoperatorëve.
Gërxhani po ashtu pohon se sezoni veror i këtij përsëri mori më shumë vëmendje dhe se duhet akoma më shumë investim për të shtrirë turizmin në 12 muaj të vitit. Kreu i turoperatorëve vlerëson si nismë pozitive aksionin për të liruar hapësirat publike në plazhe, por thekson se nuk duhet të ishte ndërmarrë në kulmin e sezonit.
“Nëse do të flasim për plazhin ngarkesën më të madhe e ka marrë Durrësi dhe Saranda për shkak se kanë aeroporte afër. Pjesa e kulturës, janë zonat e mbrojtura nga UNESCO, Berat dhe Gjirokastër, po ashtu dhe Shkodra. Ndërsa për turizmin malor dhe natyrën është Thethi dhe Valbona” pohon Gërxhani.
Më shumë se 4.8 milionë turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 8 muajit e këtij viti, referuar të dhënave të Ministrisë së Turizmit. Ndërkohë numri i lartë i hyrjeve nga të huaj në vend është shënuar në muajin gusht, ku vendin tonë e kanë vizituar 1 milionë e 556 mijë persona.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor, 22:17
-
Kumbaro në Konferencën e Turizmit të Qëndrueshëm: 11 milionë vizitorë të huaj në 11 muaj
6 Dhjetor, 15:58
-
Shqipëria anëtarësohet në GSTC, më 6 dhjetor mbahet ‘Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm
3 Dhjetor, 14:58
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi
14 Nëntor, 12:53
-
Strategjia ‘Turizmi 2030’/ Punonjësit sezonal në turizëm, pagë edhe jashtë sezonit! Qëllimi, të mbahen të kualifikuarit
27 Tetor, 17:15
-
Kumbaro takim me operatorë të turizmit natyror! 3,8 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, zhvillohet zinxhiri i ekonomisë që vjen nga turizmi
7 Tetor, 14:16
-
Gati aplikimi për Vjosën si pjesë e UNESCO-s, Kumbaro: Krenarë për gjithë punën e bërë, një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare
30 Shtator, 13:31
-
Ndryshime në qeveri, shkarkohen nga detyra dy zëvendësministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla
18 Shtator, 18:42
-
Shqipëria do lejojë importin e mbetjeve, Ministria për REPORT TV: Referencë, ‘Lista e Gjelbër’ e BE
21 Gusht, 15:59
-
Report Tv e paralajmëroi tre muaj më parë, qeveria i hap rrugën importit të mbetjeve jo të rrezikshme! Lista propozohet nga Ministria e Mjedisit
20 Gusht, 22:28
-
4.5 mln turistë të huaj në 6 muajt e parë të vitit, Kumbaro: Koordinim i strukturave për mbarëvajtjen e sezonit
9 Korrik, 15:26