Turizmi në Shqipëri po rritet në çdo stinë, dhe janari i vitit 2026 e konfirmon qartë këtë trend pozitiv.

Numri i vizitorëve të akomoduar në struktura turistike është rritur me 15.1% krahasuar me janarin e vitit 2025. Rritja është ndjerë si te turistët vendas, që janë shtuar me 16.8%, ashtu edhe te të huajt, me një rritje prej 13.8%.

Në të njëjtën kohë janë shtuar edhe netëqëndrimet me 9%, ndërsa shfrytëzimi i hoteleve ka arritur në 15.4%, nga 14.5% që ishte një vit më parë.

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj vjen nga Italia me 25%, e ndjekur nga Kosova me 14%, Gjermania me 6%, Mbretëria e Bashkuar me 5% dhe Franca me 4%.

Këto shifra vijnë pas një viti rekord për turizmin shqiptar, ku në 2025 u regjistruan 12.4 milionë vizitorë. Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kjo tregon se Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion veror, por po tërheq turistë gjatë gjithë vitit.

Rritja e interesit nga tregjet ndërkombëtare dhe shtimi i netëqëndrimeve shihet si një sinjal se turizmi po kthehet në një motor të qëndrueshëm të ekonomisë, duke u zgjeruar edhe përtej sezonit të verës.

Vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit 2026 numrin më të lartë të vizitorëve e ka tërhequr 'Shqipëria historike',  Në total, sipas 42,251 persona kanë vizituar sitet e trashëgimisë kulturore në vend. Nga këta, 21,134 kanë zgjedhur muzetë kombëtarë, 14,394 parqet arkeologjike dhe 6,723 kalatë dhe monumentet e kulturës.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 11:47

    Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?