Turizmi nxit shërbimet, rritën të ardhurat dhe pagat, kryesojnë hotelet e restorantet

Turizmi nxit shërbimet, rritën të ardhurat dhe pagat, kryesojnë hotelet e restorantet

Foto ilustruese

TIRANË- Shërbimet kanë shënuar ecuri pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2024 të ndikuara dhe nga turizmi. Ndryshe nga sektori i prodhimit që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë të këtij viti, përveç ndërtimit që ka shënuar rritje

INSTAT ka publikuar statistikat për tremujorin e dytë të vitit mbi shërbimet, që përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024.

Të gjithë sektorët kanë raportuar rritje të shitjeve, që më e fortë ishte për hotelet me 17.1% në tremujorin e dytë. Edhe në restorante shitjet ishin 11% më të larta krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023. 

E njëjta tendencë ka vijuar dhe me pagat, që kanë vazhduar të rriten, sidomos në hoteleri e restorante, duke reflektuar problematikën me gjetjen e fuqisë punëtorre.

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me rritje
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Transport, Magazinim dhe Postë ecuri pozitive
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Hotele, rritje dy shifrore
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Bar, Restorante, ecuri pozitive
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Informacion dhe Komunikacion, me rënie
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,5%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,9%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

Agjenci udhëtimi
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALB Patriot: 17/09/2024 10:21

    Po PRODHIMI? Çfare "prodhojme", EMIGRANTE?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë