Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ambasada e Suedisë në Shqipëri njoftuan se nis në Shqipëri zbatimi i projektit “PeopleFirst: Rritja e Turizmit përmes Burimeve Njerëzore të Kualifikuara”. “PeopleFirst” është një qasje e fokusuar te burimet njerëzore për të stimuluar rritjen e punës dhe të punësimit në sektorin shqiptar të turizmit. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, Kryetarja e Bashkëpunimit suedez për Zhvillim BirgittaJansson, dhe përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë, Cate Johnson, mbajtën fjalime përshëndetëse gjatë ceremonisë së lançimit të projektit.
“PeopleFirst” do të promovojë rritjen e sektorit të punës duke trajnuar dhe punësuar punonjës me njohuritë që kërkohen nga bizneset e ndryshme të industrisë së turizmit anembanë Shqipërisë. Projekti do të krijojë partneritete ndërmjet punonjësve potencialë, Qendrave të Trajnimit Profesional dhe bizneseve, si dhe do të krijojë shtigjet për punonjësit e mundshëm – në mënyrë të veçantëpër të rinjtë dhe gratë – që të marrin njohuri dhe të hyjnë mes forcave të punës.Ky projekt do tëpërqëndrohet në katër vendndodhje turistike në Shqipëri: Në Rivierën Jugore, në korridorin Durrës-Kavajë, në Shkodër/Alpet shqiptare dhe në Qarkun e Korçës, duke përfshirë Liqenin e Ohrit, Pogradecin dhe Voskopojën.
The Headhunter, një kompani private që ndihmon në ndërlidhjen e shqiptarëve me punët e turizmit nëpërmjet punësimit, shërbimit të stafit me qira, dhe këshillimit të karrierës, është përzgjedhur që të zbatojë këtë projekt.
Në pesë vitet e ardhshme, Shtetet e Bashkuara dhe Suedia do të investojnë 6 milionë dollarë për të promovuar krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në sektorin shqiptar të turizmit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com