Turizmi/ Fluksi në rritje, por bashkitë ende të papërgatitura për t’i pritur

Turizmi/ Fluksi në rritje, por bashkitë ende të papërgatitura për t’i pritur

Foto ilustruese

Siguria në plazhe, mjedisi dhe shërbimet janë disa nga pikat e dobëta që po shfaq edhe këtë vit turizmi shqiptar. Pavarësisht fluksit të madh të turistëve të huaj që edhe këtë vit kanë vizituar Shqipërinë, oferta turistike me standard duket se është ende larg. Fakt ky i pranuar edhe nga vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili një ditë më parë kërkoi më shumë punë e përgjegjësi nga bashkitë, që menaxhojnë edhe territoret në zonat turistike.

Në qendrën e informimit të vizitorëve në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Turizmit për Qarkut Fier. Kreu i Turizmit, Klosi u shpreh se këtë vit sezoni turistik është shumë herë më i mirë, ndonëse problemet nuk janë eliminuar tërësisht. Ai shprehu bindjen se rritja e numrit të turistëve do të vijojë edhe gjatë muajit gusht, duke shënuar për këtë zonë një rritje disafish më shumë se një vit më parë.

Duke e konsideruar gushtin si një muaj të vështirë, ministri Klosi këroi nga drejtuesit vendorë që të shtojnë masat për të realizuar sigurinë në plazhe dhe minimizimin e problematikave që lidhen me mjedisin dhe shërbimet. Duke iu referuar investimeve të realizuara në Divjakë ministri Klosi tha se janë shtuar ofertat e turistike dhe falë tyre është rritur ndjeshëm numrin i turistëve në parkun kombëtar.

Divjaka është shpallur një nga 16 zonat e miratuara në KKT, si zona me përparësi zhvillim turizmi. “Kjo do t’i hapë rrugë zhvillimit të zonës, por çdo investim në këtë zonë nuk do të dëmtojë zhvillimin e qendrueshem te mjedisit”, deklaroi Klosi.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koci u shpreh që për të gjithë qarkun e Fierit duhet një strategji për të nxitur zhvillimin e turizmit, duke pasur si model Divjakën apo Vlorën. Kryetari i bashkisë së Divjakës, tha se këtë vit është bërë një punë shumë herë më e mirë krahasuar me vitet e tjera sidomos në drejtim të pastërtisë së plazhit.

Në fund të takimit ministri Klosi kërkoi nga të gjithë drejtuesit lokalë të qarkut Fier që të mbështeten te të rinjtë e projektit Smile Albania në promovimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën