Turku i Alpetit në kërkim edhe
konsulli ynë i nderit në Turqi
Në skandalin e karburanteve ku u shmangën 5 milion dollarë taksa e tatime ndaj shtetit, rezulton i përfshirë konsulli i nderit i Shqipërisë në Turqi Ibrahim Aktoz. Kjo konfirmohet për Shqiptarja.com nga burime pranë grupit hetimor, të cilët prej 48 orësh kanë nxjerr urdhër arresti ndërkombëtar ndaj konsullit të emëruar nga qeveria Berisha në 2011.
TIRANË -
Thellohet skandali me evazionin fiskal prej 5 milionë dollarë me hidrokarburet ku i përfshirë rezulton diplomati shqiptar që përfaqëson Shqipërinë në Turqi, deri pak kohë më parë drejtor i Përgjithshëm i Alpet. Ibrahim Aktoz ish-drejtor i ALPET, aktualisht në kërkim, mësohet se për shumë vite dhe aktualisht është konsulli ynë i nderit në Turqi.Burime nga Task-forca që po heton këtë rast, thanëpër Shqiptarja.com se diplomati i përfshirë në skandalin e hidrokarbureve është konsulli i nderit i Shqipërisë në republikën turke pranë vilajetit të Anda, Ibrahim Aktoz.
Aktoz rezulton se ka lënë Shqipërinë prej më shumë se 3 muaj duke u larguar drejt Turqisë.
Sipas faksimiles së ambasadës sonë në Turqi, Aktoz është konsull nderi i Shqipërisë në Turqi prej vitit 2011 kohë në të cilën vendi drejtohej nga qeveria e djathtë me kryeministër Sali Berishën.

Shqiptarja.com ka mësuar ekskluzivisht dhe personat e tjerë të shpallur në kërkim veç Aktoz. Interpol ka listuar si persona të kërkuar biznesmenin turk Ekrem Ozmetel ortak i konsullit si dhe ortakun tjetër shqiptar Fabian Goçi.

Dy ditë më parë nën operacionin e koduar “Karburanti” në pranga u vendos biznesmeni Aurel Preni si dhe Fiqiri Hoxha, te cilet gjykata këtë të hënë bëri verifikimin e masës së sigurisë dhei la ne “arrest me burg” dhënë në mungesë ndaj tyre.
Po si u përfshi Ibrahim Aktoz në skandalin e shmangies së taksave, detyrimeve tatimore dhe mos pagimin e kontributeve shoqërore e shëndetësore të punonjësve.Ibrahim Aktoz ka qenë drejtori i përgjithshëm i Kompanisë së karburanteve Alpet, kompani tashmë e mbyllur.
Nga verifikimet e akuzës rezulton se Aktoz në bashkëpunim me Goçin, Prenin dhe Ozmetelin krijuan disa kompani të tjera përfshi “Balkan Petroleum Albania” dhe “Balkan Petroleum International” për të bërë shit-blerje fiktive asetesh.
Të njëjtën skemë, sqarojnë burime pranë Akuzës, këta persona e përdorën dhe me kompaninë e krijuar rishtazi “Fullpet” në të cilën administrator rezulton Ekrem Ozmetel ndërsa Ibrahim Aktoz në 2013 i ka shtiur atij 20 % të aksioneve.
Pas verifikimit të masave të sigurisë këtë të hënë, pritet që prokuroria t’i drejtohet sërish gjykatës me një kërkesë për vënien në sekuestro të të gjitha kapitaleve, aseteve dhe pronave që disponojnë këta persona deri në përfundim të gjykimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47