Turli me perime të stinës
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 4-6 thelpinj hudhër
- 2 patate mesatare
- 1 boçe lulelakër
- 1 kungull
- 2 speca
- 2 patëllxhanë
- 1 karrotë
- 2 domate
- 1/2 gotë pure domate
- Kripë dhe piper të zi
- Vaj ulliri
- Majdanoz
Përgatitja:
Presim qepët në gjysëm hëne dhe i kaurdisim me pak kripë dhe pak sheqer. Ndërkohë perimet i presim në kubikë mesatare. Shtojmë pataten pas qepëve dhe më pas karrotën. Vendosim kapakun dhe i lëmë në lagështirën e tyre. Salcën e hollojmë me masën e ujit, shtojmë erëza dhe e hedhim në tenxhere së bashku me perimet e tjera. Në fund vendosim një domate ku kemi ngulur disa gozhdë karafili. Rregullojmë shijen me erëza dhe kripë, sikurse dhe bimë aromatike.