Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Rafael Nadal

Rafael Nadal, një ndër tenistët më të mirë të të gjitha kohërave duket se është në fundin e karrierës. Prej afro dy vitesh sportisti nga Palma de Mallorca vuan një lëndim që e ka mbajtur jashtë në disa nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit.

Pasi nuk mundi të jetë pjesë e Australian Open dhe të eliminohet nga turneu i Barcelonës, tanimë 37-vjeçari ka siguruar tifozët se do jetë në Madrid Open edhe pse jo në formë. Nadal do jetë në fushë për dashurinë që fansat i japin.

“Në Madrid kam ndjerë gjithmonë një mbështetje të madhe dhe prandaj do të marrë pjesë edhe në këtë turne. Në fakt, kudo e kam pasur mbështetjen e publikut tim, por këtu në Madrid është një atmosferë tjetër. Do të zbres në fushë edhe pse nuk jam në më të mirën time, shërbimi është përmirësuar deri diku, por aspektet e tjera jo. Por, duke qenë se do të luaj këtu për herë të fundit, atëherë duhej të bëja një sakrificë", tha ai.

Më pas ai foli edhe për turneun e preferuar në Francë dhe formën që duhet për të konkurruar me më të mirët në botë.

"Roland Garros? Do të jetë e vështirë, nuk dua të zhgënjej askënd. Duhet të presim se çfarë do të ndodhë në tre javët e ardhshme. Objektivi është të marrë pjesë, por nëse nuk ia dal atëherë nuk kam çfarë të bëj. Nëse Roland Garros do të ishte sot, atëherë nuk do të mund të luaja. Në Paris do të marr pjesë vetëm nëse ndjehem kompetitiv, përndryshe nuk ka kuptim", tha Nadal.

Spanjolli më pas tregoi se nuk është fundi i botës pasi para është Olimpiada dhe turne të tjerë ku dëshiron të jetë. Madrid Open nisi më 22 prill dhe zgjat deri më 5 maj.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Begaj uron Pashkën Ortodokse: Dita e besimit dhe shpresës, të mbështesim njëri-tjetrin

Begaj uron Pashkën Ortodokse: Dita e besimit dhe shpresës, të mbështesim njëri-tjetrin