GJERMANI- Niko Kovac nuk do të jetë më trajner i Bayern Mynih. Rezultati turpërues ndaj Eintracht Frankfurt ka qenë kulmi për Niko Kovaç, dhe i ka kushtuar edhe rolin e trajnerit te bavarezët.
Ditën e djeshme, Bayern u mposht 5-1 nga ish- skuadra e Niko Kovac Eintracht Frankfurt. Në kohën që Kovac drejtonte Eintrachtin ishte kthyer në makth për Bayernin, por duket se kjo gjë nuk ka ndryshuar vetëm se makthin kësaj radhe e përjetoi pikërisht kroati.
Ata janë në vendin e katërt, por për një skuadër e cila është mësuar me dominimin total të Bundesligës, është zhgënjyese. Me shkarkimin e Niko Kovaç, shanset janë të shumta që të ikë dhe vëllai i tij, Robert Kovaç i cili mbante rolin e zv.trajnerit, por ekipi në dy ndeshjet e ardhshme do të drejtohet nga Hans-Dieter Flick, një figurë e njohur për futbollin gjerman pasi ka qenë ndihmës trajner i Joachim Loë tek kombëtarja gjermane.
Pritet të shihet se kush do të jetë trajneri i ardhshëm, ndërkohë mundësia më e afërt është Jose Mourinho pasi momentalisht është dhe pa ekip.