Turqi, 55 kurdë të vrarë nga ushtria turke

Një ushtar turk dhe 55 anëtarë të dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit janë vranë që prej së mërkurës, gjatë operacioneve ushtarake në pjesën juglindore me shumicë kurde në Turqi, u bë e ditur këtë të premte. Ushtari turk “u vra në Cizre, në provincën Sirnak”, gjatë një operacioni ushtarak-policor në shkallë të gjërë, nisur në fillim të javës, bënë të ditur burime të sigurisë. Sipas raportimeve, rreth 10.000 ushtarakë dhe policë, si dhe një numër i shumtë automjetesh ushtarake janë dislokuar për të larguar mbështetësit e rinj të PKK-së, të cilët kanë kthyer lagje të tëra në zona lufte.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk